Categories: kosovë

Qarri thirrje partive: Të respektohet verdikti i qytetarëve, Kosova s’duhet të zhytet sërish në bllokada politike

Pas numërimit të plotë të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa pritet ende certifikimi i rezultateve, fokusi është përqendruar tashmë te ngritja e institucioneve të reja të Kosovës.

Në një deklaratë për “Bota sot”, analisti politik Gani Qarri kërkoi nga partitë që të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen pa vonesë për themelimin e institucioneve të reja shtetërore.

Të lidhura

None found

Sipas tij, qytetarët janë të ngopur me zgjedhje të shpeshta dhe me pasigurinë politike që e ka shoqëruar vendin.

“Sa i takon ciklit të panevojshëm të përsëritjes së zgjedhjeve, edhe qytetarët tanimë dëshmuan se janë të lodhur nga proceset e shpeshta të votimeve dhe pasiguria politike në vend, kurse përsëritja e zgjedhjeve tregoi qartë, se nuk sjell domosdoshmërisht ndryshim të madh politik dhe përsëritja e tyre e panevojshme, vetëm sa rrit edhe më tepër pakënaqësinë e elektoratit, gjë që flet botërisht se pa marrë parasysh shpeshtësinë e mbajtjes së votimeve dhe numrin e zgjedhjeve të përsëritura, zgjidhja e vetme e qëndrueshme dhe reale, mbetet kompromisi ndërpartiak, për krijimi i institucioneve funksionale të shtetit, vendosjen e stabilitetit politik e institucional dhe ecjen e vendit përpara”, ka thënë ai.

Qarri vlerësoi se rruga e vetme e qëndrueshme është kompromisi mes partive, me qëllim funksionalizimin e institucioneve dhe garantimin e stabilitetit politik.

Ai gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të biseduar me partitë opozitare pas mbylljes së procesit zgjedhor, duke theksuar se Kosova ka nevojë të menjëhershme për institucione legjitime.

“Me shprehjen e gatishmërisë nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, për bisedime me partitë opozitare, menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor, numërimit të të gjitha votave dhe certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke pasur parasysh vonesat e mëdha dhe nevojat urgjente që ka vendi për Qeveri dhe institucione legjitime shtetërore, duhet të fillohet sa më parë me procedurën e konstituimit të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe të institucioneve të reja shtetërore të Republikës së Kosovës, të dala nga legjislatura e 11, për sigurimin e stabilitetit institucional dhe qeverisës në Kosovë”, ka potencuar ai.

Analisti kujtoi se ngërçet politike dhe bllokadat institucionale që zgjatën pothuajse gjatë gjithë vitit të kaluar, së bashku me zgjedhjet e përsëritura, nuk prodhuan ndryshime të rëndësishme, ndaj sipas tij partitë duhet të kenë nxjerrë mësimin e duhur.

“Ngërçet politike dhe bllokadat institucionale të cilat zgjatën pothuajse gjatë gjithë vitit të kaluar, si dhe përsëritja e zgjedhjeve të parakohshme vetëm pak muaj pas atyre të 28 dhjetorit 2025, përveçse nuk sollën ndryshime në radhitjen e partive dhe shënuan fare pak dallime, pothuajse gati jo-domethënëse edhe sa i takon numrit të deputetëve, besojë që partitë politike të kenë marrë mësim të mjaftueshëm dhe kësaj radhe të sillen më me përgjegjësi e të mos rrezikojnë ta qojnë vendin vetëm pas pak muajsh serish në zgjedhje të parakohshme, të lodhshme për qytetarët, aspak të nevojshme për vendin dhe shumë të dëmshme edhe për imazhin e shtetit të Kosovës”, ka vlerësuar.

Duke folur për mundësinë e krijimit të institucioneve, ai tha se Vetëvendosje, bashkë me deputetët e komuniteteve joserbe, mund t’i sigurojë votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe miratimin e Qeverisë.

“LVV me 53 ulëset e siguruara në Kuvend, bashkë me deputetët e minoritetit jo-serb, ka mundësi edhe pas zgjedhjeve të 7 qershorit ta konstituojë Kuvendin dhe miratojë Qeverinë e re për formimin e të cilave mjaftojnë 61 vota pro-në seancën parlamentare, por përveç partisë në pozitë kësaj radhe edhe partitë opozitare duhet përfundimisht të tregohen më kooperuese dhe të gatshme për të kontribuar në zgjedhjen e presidentit të vendit, në mënyrë që Kosova të mos dënohet përsëri me shkuarje në zgjedhje të reja të parakohshme, me të cilat janë lodhur edhe qytetarët, zhgënjim që u dëshmua edhe me mosdaljen e një mase të madhe të tyre në votimet e 7 qershorit”, ka theksuar ai.

Më tej, Qarri paralajmëroi se vazhdimi i bllokadave politike mund të sjellë edhe një rënie më të thellë të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje.

“Është momenti vendimtar që partitë politike interesin shtetëror, ta vendosin mbi interesin partiak dhe të heqin dorë përfundimisht nga ngërçet dhe bllokadat institucionale, ndryshe nëse ato nuk kanë marrë mësim nga mesazhi i votuesve dhe ndëshkimi i qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 si dhe këto të 7 qershorit dhe provojnë serish që me ngërçe e bllokada politike ta detyrojnë vendin të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme, është mese e qartë se në shenjë proteste dhe shprehjes së pakënaqësisë masive, me veprimet e papërgjegjshme të partive politike, do të bie në mënyrë edhe më drastike numri i votuesve, madje ndoshta deri në ato përmasa tragjike, sa të mos ketë më kuptim as formim i institucioneve të shtetit”, ka cilësuar Qarri.

Në fund, ai ngriti alarmin për pasojat që mund të sjellë një tjetër proces zgjedhor i jashtëzakonshëm, duke vënë në dukje rrezikun që kjo do t’i sillte legjitimitetit të institucioneve.

“Urojmë që asnjë nga partitë politike të mos provojnë më të luajnë me verdiktin e qytetarëve, as ta rrezikojnë me vetëdije vazhdimësinë e shtetit tonë të brishtë, sepse nëse nuk arrihet kompromis për zgjedhjen e presidentit dhe Kosovës përsëri i imponohet nga politika e mbrapshtë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, do të bie edhe më poshtë numri i votuesve, ashtu që edhe nëse pas zgjedhjeve, formohen institucionet, numri i vogël i votuesve pjesëmarrës në zgjedhje, nënkupton drejtpërsëdrejti mungesën e mbështetjes së mjaftueshme edhe ligjore, me çfarë vihet në pikëpyetje edhe fuqia kushtetuese e funksionalitetit të institucioneve të cilave mund tu mungojë legjitimiteti për të udhëhequr edhe me shtetin dhe shkaku i mosbashkëpunimit të partive shqiptare, Kosova 27 vite pas çlirimit nga okupimi serb, me fajin e politikës së ç ‘akorduar vendore, të shndërrohet në precedent ndërkombëtar të “de-legjitimitetit” institucional, që do të ishte përveçse dëm i pa-kapërdijshëm kolosal edhe turp i pafalshëm historik për të gjithë shqiptarët”, ka përfunduar Qarri për “Bota sot”.

të fundit

Alarm te Gjermania, Nico Schlotterbeck dëmtohet dhe Nagelsmann mund të humbasë liderin e mbrojtjes

Schlotterbeck dhe KimmichFitorja 2 – 1 kundër Bregut të Fildishtë, i ka “kushtuar shtrenjtë” Gjermanisë, pasi lideri i mbrojtjes, Nico…

7 minutes ago

Ditmir Bushati: Protestuesit nuk janë të nxitur nga Irani apo algoritmet, janë shqiptarë të revoltuar

Ish-ministri i Jashtëm ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke mbrojtur qytetarët e revoltuar dhe duke hedhur poshtë pretendimet…

10 minutes ago

Afati i dytë për regjistrim në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut hapet më 23 qershor

Nxënësit që nuk arritën të regjistrohen në arsimin e mesëm gjatë afatit të parë të qershorit për vitin shkollor 2026/2027,…

12 minutes ago

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh (VIDEO)

Ditën e sotme, një protestë ka shpërthyer në gjirin e Kakomesë, ku banorët e zonës, pronarë tokash nga Nivica e…

12 minutes ago

Mediat britanike paralajmërojnë largimin e Starmer, njoftimi për dorëheqje pritet të hënën në paradite dhe dorëzimi i çelësave të Downing Street

Këtë fundjavë, sinjalet që vijnë nga media dhe politika në Britani po interpretohen si tregues të qartë të një njoftimi…

13 minutes ago

EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Laç, “Benzi” përplas për vdekje drejtuesin e motorit

Ditën e sotme, një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e shtetasit Gjin Kola, ka ndodhur në aksin e vjetër…

18 minutes ago