Mungesa e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e Presidentit të ri po e afron Kosovën me një tjetër moment kritik institucional.
None found
Analisti Gani Qarri thotë se pa një dakordësi mes partive parlamentare, vendi mund të përfshihet sërish në një proces zgjedhor të parakohshëm. Sipas tij, situata kushtetuese mbetet e paqartë dhe kërkon një zgjidhje politike.
Qarri paralajmëron se periudha gjashtëmujore gjatë së cilës Albulena Haxhiu ushtron detyrën e Presidentit/es po përfundon. Ai thekson se, nëse deri më 4 tetor partitë politike në Kuvend nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjedhjen e Presidentit të ri, Kosova mund të përballet me një krizë tjetër institucionale.
Sipas tij, shmangia e zgjedhjeve të reja është e mundur përmes zgjedhjes së një Presidenti konsensual. Analisti vlerëson se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese lë hapësirë për një zgjidhje të tillë, në rast se subjektet politike arrijnë marrëveshje.
Qarri shton se, pas skadimit të afatit gjashtëmujor, çdo vijim i ushtrimit të detyrës së Presidentit/es së shtetit do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën.
Në analizën e tij, ai e lidh ngërçin politik edhe me zhvillimet në drejtësi. Qarri pretendon se miratimi i ligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Kundërligjshme mund të ketë prekur interesa të caktuara dhe të ketë ndikuar në qëndrimet e disa aktorëve politikë.
“Ligj që nuk parasheh të ketë më falje, as të mos shqiptohen dënime për të akuzuarit potencialë”, shprehet ai, duke iu referuar edhe disa proceseve konkrete gjyqësore.
Analisti kritikon disa vendime të sistemit të drejtësisë dhe përmend në veçanti rastin e Pal Lekajt, si dhe dënimin që lidhet me çështjen e 53 milionë eurove.
Qarri beson se ndryshimet në drejtësi dhe forcimi i mekanizmave për konfiskimin e pasurisë mund të ndikojnë në mënyrën se si trajtohen rastet e korrupsionit dhe të pasurisë së kundërligjshme.
Ai pretendon gjithashtu se disa persona mund të kenë interes që institucionet të mbeten jofunksionale, pasi kjo do t’u krijonte më shumë kohë për shtyrjen e proceseve ligjore.
Në këtë kuadër, ai përmend edhe një deklaratë të diplomatit amerikan James Rubin, të bërë në vitin 2013. Qarri e interpreton atë si një paralajmërim për largimin e të ashtuquajturit “krah i luftës” nga politika.
Sipas analistit, mosndjekja e kësaj këshille ka sjellë pasoja afatgjata për Kosovën. Ai akuzon disa figura politike, veçanërisht nga PDK-ja dhe AAK-ja, se “vazhdojnë me vetëdije të bëhen pengesë” për funksionimin e institucioneve, ndërsa interesat personale dhe grupore, sipas tij, po vendosen mbi ato shtetërore.
Duke folur për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, Qarri e përshkruan situatën si një pikë vendimtare për Kosovën. Ai thotë se krijimi i institucioneve të qëndrueshme do të kishte rëndësi edhe për çështjet juridike që lidhen me Dhomat e Specializuara.
“Është momenti vendimtar që në Kuvend të gjendet konsensusi për zgjedhjen e një figure të pranueshme për President të vendit”, deklaron Qarri.
Ai paralajmëron se dështimi i partive për të arritur marrëveshje mund ta rikthejë Kosovën në ciklin e zgjedhjeve të parakohshme, pa i trajtuar problemet që kanë shkaktuar krizën.
“Kosova rrezikon sërish të përballet me ngërç institucional dhe përsëritjen serike të zgjedhjeve të reja të parakohshme”, thotë Qarri. Sipas tij, një proces i ri zgjedhor “realisht sërish nuk pritet të sjellë zgjidhje për problemet ekzistuese”.
Në përfundim, analisti ngre shqetësimin se Kushtetuta nuk e sqaron në mënyrë të mjaftueshme se çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk e zgjedh Presidentin as pas mbarimit të periudhës gjashtëmujore.
Qarri paralajmëron se një skenar i tillë mund të prodhojë “një gjendje të jashtëzakonshme, të pandodhur ndonjëherë më parë”. Për të, funksionimi i institucioneve është i domosdoshëm për stabilitetin dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama pas kthimit të tij nga SHBA-ja,…
Vedat MuriqiKosova mori humbjen e parë, duke u mposhtur nga Austria, 3-1 në transfertë, ndeshje kjo e vlefshme për raundin…
Volkswagen Commercial Vehicles ka zgjeruar gamën e furgonit elektrik ID. Buzz Cargo me një version të ri me bazë të…
Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Irlandës dhe Izraelit ka nisur me tensione të shtuara, pas disa momenteve të pazakonta…
Mijëra qytetarë janë mbledhur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta... [...]Read…
Ylli i Juventusit Edon Zhegrova thotë se është në gjendje të mirë fizike, ndërsa refuzoi të komentojë diskutimin që kishte…