Një aksident i rëndë në ambientet e punës i ka marrë jetën një punonjësi të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
KEK-u ka bërë të ditur se viktima është Haxhi (Selatin) Gojnovci, i lindur më 23 prill 1967 në Lismir të Fushë Kosovës.
Të lidhura
None found
Ngjarja ndodhi të dielën në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit të KEK-ut. Në informacionet e para ishte njoftuar se një punëtor kishte marrë lëndime të rënda.
Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën në vendin ku ndodhi aksidenti.
Në njoftimin e fundit, KEK-u sqaroi se Gojnovci pësoi aksidentin me pasojë fatale teksa ishte duke kryer detyrat e punës dhe po lëvizte në zonën e ekskavatorit.
Korporata njoftoi se më 16.08.2026, gjatë angazhimit në detyrë dhe lëvizjes pranë ekskavatorit, i ndjeri u përfshi në një aksident të rëndë, i cili fatkeqësisht përfundoi me humbjen e jetës së tij.
Gojnovci kishte nisur punën në KEK në vitin 1985, duke kontribuar në Korporatë për më shumë se katër dekada.
Sipas KEK-ut, ai do të mbahet mend me respekt për përgjegjshmërinë, përkushtimin, korrektësinë dhe sjelljen shembullore në vendin e punës, si dhe për marrëdhëniet e mira kolegiale të krijuara ndër vite.
KEK-u u ka përcjellë ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të Haxhi Gojnovcit.
