Prokuroria zbardh detaje të rënda për vrasjen e gruas në Prizren, i dyshuar bashkëshorti 81-vjeçar

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditura rrethana tronditëse lidhur me vdekjen e një gruaje, për të cilën dyshohet se përgjegjës është bashkëshorti i saj 81-vjeçar, Bardhi Dushi.

Të lidhura

None found

Sipas raportit të organit të akuzës, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 00:05, në banesën ku çifti jetonte në Prizren.

Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se, pas një konflikti verbal me bashkëshorten, i dyshuari dyshohet se e ka dhunuar fizikisht, duke i goditur dhe përplasur kokën disa herë në tokë.

Për pasojë, gruaja ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, plagë të cilat i kanë shkaktuar vdekjen në vendin e ngjarjes, bëhet e ditur nga Prokuroria.

Pas incidentit, i dyshuari dyshohet se është përpjekur të largojë gjurmët, ndërsa më vonë ka lajmëruar familjarët për atë që kishte ndodhur.

Prokuroria Themelore në Prizren i ka kërkuar gjykatës që ndaj të dyshuarit të caktojë 30 ditë paraburgim. Ai aktualisht ndodhet në ndalim prej 48 orësh.


Shtuar 27.08.2026 15:49

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibomsekabet