Prokuroria Speciale për gërmimet në Kalludër: Ende nuk mund të konfirmohet numri i mbetjeve mortore

Gërmimet që po kryhen në Zubin-Potok lidhen me një hetim kompleks dhe të ndjeshëm për gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës, bëri të ditur Prokuroria Speciale, e cila u kërkoi mediave të mos publikojnë informacione të pakonfirmuara.

Të lidhura

None found

Zëdhënësja e këtij institucioni, Arbnora Luta, deklaroi për mediat se çështja vazhdon të jetë nën hetim. Sipas saj, veprimet e ndërmarra deri tani burojnë nga puna hetimore disavjeçare e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Luta shpjegoi se, në kuadër të kërkimeve për personat e zhdukur, deri më tani janë lëshuar mbi 10 urdhra për zhvarrosje. Ajo theksoi se rezultatet nuk mund të bëhen të ditura përpara se të përfundojë i gjithë procesi hetimor.

Sipas zëdhënëses, në këtë fazë është ende e parakohshme të jepen shifra për numrin e mbetjeve mortore që pretendohet se janë gjetur në atë lokacion. Ajo kërkoi mirëkuptim dhe shmangien e raportimeve që nuk janë verifikuar nga institucionet kompetente, duke sqaruar se fillimisht duhet të përfundojnë të gjitha verifikimet dhe analizat e nevojshme.

Luta shtoi se publiku dhe mediat do të informohen sapo të krijohen kushtet ligjore për publikimin e të dhënave nga procesi hetimor. Deri atëherë, Prokuroria Speciale kërkon që të ruhet integriteti i hetimeve, të pritet rezultati përfundimtar dhe të respektohet dinjiteti i viktimave dhe i familjarëve të tyre.


Shtuar 1.08.2026 17:01

Tags:
holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort