Prishtina e pa fat, ja me kë do të përballet në Champions (FOTO LAJM)

Kampioni i Kosovës, KF Prishtina e ka mësuar kundërshtarin e rrethit të parë eliminator për Ligën e Kampionëve.

Në rast se skuadra kampione e Kosovës do ta fitojë rrethin para eliminator, atëherë do të përballet me kampionin e Hungarisë, Ferncvaros.

Ferencvaros sezonin e kaluar ishte në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Kampioni hungarez u kualifikua në grupe, duke fituar të gjitha ndeshjet kualifikuese. Në këtë skuadër paraqitet reprezentuesi shqiptar, Myrto Uzuni.

Uzuni ishte ndër futbolllistët kryesor të Ferencvaros në fazën kualifikuese dhe atë grupeve të Ligës së Kampionëve.Fillimisht, skuadra e Zekirija Ramadanit do të përballet me SS Folgoren e San Marinos më 22 qershor në rundin preliminar.


Shtuar 15.06.2021 12:41