Policia e Kosovës ka bërë publike pamjet e ndalimit të personit me inicialet J.R., i dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës.
Materiali filmik u shpërnda nga Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi më 3 gusht caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për të dyshuarin.
Të lidhura
None found
Gjykata e argumentoi vendimin me rrezikun se, në rast se do të qëndronte i lirë, i pandehuri mund të ndikonte te provat dhe dëshmitarët, duke vështirësuar zhvillimin normal të procedurës penale.
