Categories: kosovë

Policia e Kosovës njofton emërimet e reja në strukturat drejtuese

Policia e Kosovës ka konfirmuar ndryshime të bëra në drejtimin e institucionit, pas raportimeve të ditës së djeshme për lëvizje të shumta në udhëheqje.

Sipas policisë, caktimet dhe emërimet e zyrtarëve në pozita të ndryshme bëhen në përputhje me nevojat operacionale, funksionimin e institucionit dhe riorganizimin e personelit.

Të lidhura

None found

Institucioni shpjegoi se sistemimi i zyrtarëve policorë në detyra të caktuara mbështetet në udhëzimet administrative, procedurat ligjore, nevojën për plotësimin e strukturës organizative dhe planifikimin e personelit. Policia e Kosovës, si organizatë dinamike, kryen vazhdimisht emërime dhe caktime, në varësi të nevojave që paraqiten.

Ndryshimet e bëra dhe pozitat përkatëse janë këto:

Taibe Canolli-Brajshori – U.D. Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Afërdita Mikullofci – Drejtore e Divizionit të Trafikut Rrugor.

Agron Rukiqi – Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore.

Agron Nezaj – Caktohet në Zyrën për Hartimin dhe Koordinimin e Projekteve të PK-së – DPP.

Fehmi Xhata – Drejtor i Departamentit të Hetimeve.

Arben Paçarizi – Drejtor i Departamentit të Inteligjencës dhe Analizës (DIA).

Veton Elshani – Drejtor i Departamentit të Kufirit.

Kamer Jonuzi – Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse.

Fatmir Bajrami – Drejtor i Divizionit të Analizës në DIA.

Gëzim Dibrani – Drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor.

Jeton Rexhepi – Drejtor Rajonal i Kufirit – Lindje.

Fatos Makolli – Këshilltar në DRP – Prishtinë.

Luan Keka – Drejtor Rajonal në DRP – Gjilan.

Blerim Rama – Drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit.

Policia e Kosovës theksoi se këto caktime janë pjesë e organizimit dhe funksionimit të vazhdueshëm të institucionit.

të fundit

Beniada Nishani nuk fshihet më, publikon foto romantike me partnerin e saj

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Beniada Nishani, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ka ndarë një…

4 minutes ago

Bayern Munich synon Junior Kroupin, Bournemouthi kërkon rreth 120 milionë euro

Bayern Munich po shqyrton mundësinë e transferimit të një prej talenteve më premtues të Ligës Premier, pasi ka vendosur në…

6 minutes ago

Juventusi përditëson listën e UEFA-s, Edon Zhegrova mbetet jashtë

Juventusi nuk mund ta regjistrojë Edon Zhegrovën në listën e UEFA-s në vend të Manuel Locatellit, për shkak të rregulloreve…

6 minutes ago

Alta Banka nën administrimin e tre të emëruarve, Sllaveski garanton mbrojtjen e kursimeve

Ilija Andovski, Vesna Stojçevska dhe Marija Todorovska janë emëruar administratorë të përkohshëm të Alta Bankës SHA Manastir, me vendim të…

16 minutes ago

I dyshuari për sulm ndaj zyrtarit dhe dëmtim të pronës mbahet një muaj në paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit I.A, i cili dyshohet për sulm…

21 minutes ago

Kosovo Police announces new appointments to leadership positions

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për ndryshime të shumta në udhëheqjen e Policisë së Kosovës. Nga Policia e Kosovës,…

29 minutes ago