Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur ta mbajë për një muaj në paraburgim I.A., ndaj të cilit ekziston dyshimi për sulm ndaj personit zyrtar dhe për asgjësim ose dëmtim të pasurisë.
Sipas gjykatës, dyshohet se i pandehuri ka kryer të dyja veprat penale. Bëhet fjalë për sulmin ndaj personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës, të paraparë në nenin 402, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, si dhe asgjësimin ose dëmtimin e pasurisë, sipas nenit 321, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
None found
Pas seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, me kohëzgjatje prej një muaji.
Gjykata e cilësoi këtë masë të përshtatshme, duke vlerësuar se, nëse lihet i lirë, i pandehuri mund të pengojë zhvillimin e rregullt të procedurës ose t’i shmanget ndjekjes duke u arratisur. Në arsyetim u përmend se I.A. është shtetas i Turqisë.
Po ashtu, gjykata konstatoi se ekziston rreziku që ai të kryejë sërish vepra të ngjashme penale dhe se paraburgimi është masa e vetme që mundëson zhvillimin e papenguar të procedurës. Palët mund të ankohen në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Lionel Scaloni ka publikuar listën e parë të Kombëtares së Argjentinës pas pensionimit të Lionel Messit nga futbolli ndërkombëtar, duke…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se kishte arritur një marrëveshje me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, sipas së cilës Uashingtoni…
Me vërshëllima e brohori, protestuesit parakaluan në sheshin e Prishtinës për të shtatën natë me radhë, për të vijuar drejt…
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit I.A, i cili dyshohet për sulm…
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa është takuar sot me kreun e grupit parlamentar të Partisë…
Ilija Andovski, Vesna Stojçevska dhe Marija Todorovska janë emëruar administratorë të përkohshëm të Alta Bankës SHA Manastir, me vendim të…