Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetime dhe verifikime për mënyrën se si Policia e Kosovës ka trajtuar raportimet e bëra nga e ndjera Arlinda Zekaj.
Përmes një përgjigjeje për Radio Dukagjinin, IPK-ja ka bërë të ditur se këto veprime po zhvillohen me autorizim të Prokurorisë së Shtetit. Hetimi synon të sqarojë në tërësi veprimet e ndërmarra dhe procedurat e zbatuara nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të saj.
None found
Procesi do të përfshijë edhe shqyrtimin e shqetësimeve të ngritura në media për punën e zyrtarëve përgjegjës. Në fokus do të jenë komunikimi me viktimën, koha e reagimit dhe mënyra e trajtimit të secilit raportim që lidhet me rastin.
Autoritetet synojnë të përcaktojnë nëse veprimet e Policisë kanë qenë të ligjshme dhe në përputhje me procedurat e detyrimet ligjore, si dhe të identifikojnë përgjegjësi të mundshme individuale apo institucionale.
IPK-ja ka njoftuar se, në bashkëpunim me institucionet kompetente të drejtësisë, do të punojë për një trajtim profesional, të paanshëm dhe gjithëpërfshirës të çështjes, duke respektuar mandatin ligjor dhe integritetin e hetimit.
Transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit raportohet se ka shkaktuar debate…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të Arlinda Zekajt, duke kërkuar përgjegjësi për zyrtarët që, sipas saj,…
MPB Maqedoni njofton se dje (28.10.2026), rreth orës 17:00, në fsh. Vrapçisht, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të ekipit…
Rasti i Arlinda Zekajt dhe dhuna ndaj grave ishin në fokus të një deklarimi në Kuvend, ku deputetja Edona Llalloshi…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje deputetëve që ta respektojnë ligjin për ndalimin e pirjes…