Aktori Fatmir Spahiu, i njohur me nofkën “Bufi” ka ironizuar me rritjen e çmimeve të produkteve në Kosovë.
Ai në një postim në Facebook ka propozuar që kartmonedha e 5 eurove të largohet nga përdorimi, pasi që sipas tij “sen s’po ryen punë ma”.
“Kartemonedhen e 5€ eshte mire me nxjerre komplet prej perdorimit. Sen s’po kryne pune ma”, ka shkruar “Bufi”
Kujtojmë që dje çmimi i naftës ka shënuar çmim rekord, pasi një litër naftë u shit 1.79 euro, ndërsa sot për 1.81 euro. Rritje të çmimeve kanë shënuar edhe produktet bazë për çdo familje — vaji, mielli e buka. /GazetaExpress