Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, të cilin e ka fajësuar për humbje të përsëritura elektorale, degradim dhe përçarje të LDK-së.
None found
Duke iu përgjigjur reagimit të mëhershëm të Abdixhikut, Bajrami ka deklaruar se ai nuk ka të drejtë të flasë për parime, ambicie apo shtet pa marrë më parë përgjegjësi për rezultatet e zgjedhjeve. Ajo ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si ai po i trajton zhvillimet politike në vend.
Sipas saj, çështjet kryesore të shtetit lidhen me tejkalimin e afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, drejtimin e ministrive nga persona që kanë marrë mandat deputeti, shkeljet kushtetuese e ligjore, inflacionin dhe raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian.
Bajrami ka thënë se kishte zgjedhur të mos fliste publikisht për kryetarin e LDK-së për një periudhë, me synimin për të mbrojtur partinë, të cilën e cilësoi si “shtëpinë” e saj.
“Një humbës i trefishtë, humbës i zgjedhjeve të njëpasnjëshme, i degradimit dhe i përçarjes së partisë, po flet për parime, shtet dhe ambicie në LDK”, ka shkruar ajo.
“Ju jeni i fundit, ama bash i fundit, që mund të flisni për parime, ambicie, shtet e pushtet, sepse parimet maten me përgjegjësi”, është shprehur Bajrami.
Ajo ka rikujtuar se Abdixhiku duhej të largohej nga drejtimi i partisë pas humbjes së parë, në përputhje me premtimin dhe zotimin publik për dorëheqje.
“Kur i humbët në zgjedhjet e para, duhej ta mbanit premtimin dhe zotimin publik për t’u larguar”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.
“Kur e përsëritët humbjen, duhej të merrnit përgjegjësi dhe t’i hapnit rrugë një udhëheqjeje tjetër”, ka vijuar ajo.
Bajrami ka shtuar se edhe pas rezultatit të 7 qershorit, kur Abdixhiku shënoi një tjetër rekord humbjesh, ai duhej ta linte drejtimin e LDK-së.
“Dhe kur shënuat një tjetër rekord humbjesh më 7 qershor, duhej të largoheshit nga udhëheqja e LDK-së, kokulur”, ka shkruar ajo.
Deputetja ka pranuar se shteti nuk duhet të sillet rreth ambicies personale të askujt, por ka argumentuar se aktualisht ai po drejtohet nga një pushtet që, sipas saj, po cenon rendin kushtetues, ligjor dhe institucional, si dhe po përpiqet t’i kapë e kontrollojë institucionet.
“Po, është e saktë se shteti nuk rrotullohet rreth një ambicieje personale. Por shteti sot po rrotullohet nga një pushtet që po e nëpërkëmb rendin kushtetues, ligjor dhe institucional, ndërsa çdo ditë përpiqet t’i kapë e t’i kontrollojë institucionet”, ka thënë Bajrami.
Ajo ka bërë thirrje që të ndalen ambiciet që, sipas saj, synojnë rrënimin e LDK-së.
“Dhe pikërisht për ta ndalur këtë degradim, ambicieve të kujtdo për rrënimin e LDK-së duhet t’u themi STOP”, ka deklaruar ajo.
Bajrami ka theksuar se LDK-ja, sipas saj, ka qenë dhe do të mbetet mbrojtëse e shtetit, institucioneve dhe rendit demokratik, duke mos pranuar nënshtrimin e shtetit ndaj pushtetit.
“Le të flasim, për shtetin! LDK-ja ka qenë dhe do të jetë gardiane e shtetit, e institucioneve dhe e rendit demokratik, jo admiruese e nënshtrimit të shtetit ndaj pushtetit”, ka shkruar deputetja.
Ndër temat që ajo i cilëson si çështje të shtetit, Bajrami ka renditur situatën e krijuar nga tejkalimi i të gjitha afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Ajo ka ngritur pikëpyetje edhe për vlerën juridike dhe kushtetuese që do të kishte një konstituim i mundshëm nesër.
“Nëntëmbëdhjetë ministri vazhdojnë të drejtohen nga persona që tashmë kanë marrë mandatin e deputetit”, ka theksuar ajo.
Sipas Bajramit, katër ministri nuk janë të përfshira në Ligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, por megjithatë vijojnë punën dhe shpenzimin e parasë publike, të cilin ajo e ka cilësuar si kundërligjor.
Ajo ka përmendur gjithashtu institucionet e bllokuara dhe veprimtarinë e kufizuar institucionale, si dhe relativizimin e shkeljen e përditshme të normave kushtetuese e ligjore.
“Kemi norma kushtetuese dhe ligjore që po relativizohen e shkelen çdo ditë, ndërsa ka tendenca që e gjithë kjo të kthehet në normalitet”, ka thënë Bajrami.
Deputetja ka ngritur shqetësime edhe për arsimin, duke e cilësuar situatën si degradim serioz, të dëshmuar edhe nga rezultatet e PISA-s, ndërsa ka vërejtur mungesën e plotë të përgjegjësisë politike.
“Kemi inflacion galopant. Tenderët njëburimorë janë bërë normë. Kapja e institucioneve tashmë ka përfunduar. Kemi qenë 960 ditë nën sanksionet e BE-së. Po rrezikojmë t’i humbim 160 milionë euro nga Plani i Rritjes. Politikën e jashtme e kemi në pikën e saj më të ulët”, ka deklaruar ajo.
Reagimin e saj, Bajrami e ka përmbyllur duke përsëritur se shteti nuk duhet të vihet në funksion të një ambicieje personale.
“Pajtohem: s’rrotullohet shteti për një ambicie. Pikërisht për këtë arsye, le të flasim për shtetin, por, fillimisht, duhet ta bëjmë dallimin mes shtetit dhe karriges. T’i kthehemi shtetit!”, ka përfunduar Hykmete Bajrami.
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Mbretërisë së Belgjikës…
Është publikuar lista me 10 futbollistët e nominuar për çmimin “Young Talent of the Year” apo “Talenti i Vitit”, i…
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në vende të ndryshme në gjithë territorin e shtetit, oficerët e…
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar për humbje të…
Deputetët e zgjedhur pritet të mblidhen të mërkurën paradite për të vazhduar seancën konstituive të Kuvendit, e cila mbeti e…
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Minuta e parë” në News24 përballë gazetares Ola Bruko, ka…