Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj pretendimeve për kalimin e një shume të konsiderueshme parash nga Kosova në Britani të Madhe, duke theksuar se bëhet fjalë për transferta të ligjshme mes llogarive të tij bankare.
None found
Reagimi i tij erdhi një ditë pasi asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë i dorëzuan hetuesisë disa materiale, të cilat, sipas tyre, u janë përcjellë nga një sinjalizues anonim.
Dokumentet pretendojnë se një shumë e konsiderueshme parash është transferuar nga një llogari në Kosovë në një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar.
Asamblistët e LVV-së në kryeqytet kanë deklaruar se lidhur me këtë rast kanë nisur hetime nga autoritetet e Kosovës dhe ato britanike.
Gjatë përgjigjes për këtë çështje, Rama deklaroi se ka llogari bankare në të dyja vendet dhe se paratë janë transferuar nga një llogari në pronësi të tij në një tjetër llogari të tijën.
Rama tha se transferet janë kryer nga llogaria e tij në llogarinë e tij.
“Unë kam banka edhe këtu edhe atje, d.m.th. transferet bankare janë totalisht legjitime dhe nuk ka asnjë problem. Janë prej kontos time në konton time”, ka thënë Rama.
Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, arrestimi i Ergys Agasit ka qenë i negociuar. Në konferencë me gazetarët, kreu…
Kreu i PD Sali Berisha tha se Ergys Agasi ka disponuar informacione të pakufishme. Sipas Berishës ka qenë një rrezik…
Udhëtimi i papritur i drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë mendohet se mund të ketë pasur për qëllim paralajmërimin…
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në ka treguar për përfshirjen e tij si palë e dëmtuar…
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi shënoi në fitoren 2-1 ndaj Lyonit dhe ishte një nga protagonistët kryesorë të rikthimit të Fenerbahçes…
Më 26 gusht, Gjykata e Apelit në Shkup konfirmoi zyrtarisht lirimin nga akuzat të ish-kryeministrit të arratisur Nikola Gruevski në…