Vedat Muriqi ishte ndër figurat vendimtare në suksesin 2-1 të Fenerbahçes ndaj Lyonit, duke realizuar një gol në ndeshjen që i siguroi klubit turk kthimin në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve pas 18 vitesh.
Skuadra nga Stambolli është rikthyer në elitën evropiane pas pothuajse dy dekadash, ndërsa sulmuesi kosovar e ka nisur në mënyrën më të mirë periudhën e tij të dytë te Fenerbahçe.
None found
Në deklaratën për faqen zyrtare të klubit pas përfundimit të takimit, Muriqi shprehu lumturinë për kualifikimin dhe rëndësinë e rikthimit të himnit të Championsit në stadiumin “Kadikoy”.
“Është nder dhe burim i krenarisë për ne që ta dëgjojmë himnin e Ligës së Kampionëve në ‘Kadikoy’ pas gjithë këtyre vjetëve”, ka thënë Muriqi pas ndeshjes për faqen zyrtare të klubit.
Ai tha se ekipi kishte besuar te kualifikimi që para ndeshjes, duke vlerësuar bashkimin e grupit dhe fitoren ndaj Konyasporit si faktorë të rëndësishëm për moralin e skuadrës.
“Jemi shumë të lumtur. Në fjalën që kemi dhënë para ndeshjes kemi besuar se, me dëshirën e Zotit, do të kemi paraqitje të mirë dhe do të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Jemi bashkuar pas ndeshjes me Konyasporin. Ajo fitore rriti moralin tonë. Kemi pasur unitet të pabesueshëm. Përkundër kohës së shkurtër, kemi luftuar fort. Jemi munduar të lëmë anash emocionet. Jemi profesionistë, jemi me përvojë. Nuk duhet të shikosh në ndeshje me emocione”.
Sipas Muriqit, futbolli kërkon herë pas here edhe fat, ndërsa arritjen e Fenerbahçes ai e cilësoi si dhuratë për tifozët, komunitetin e klubit dhe gjithë Turqinë.
“Por ndonjëherë edhe fati është i rëndësishëm në futboll. Jemi të gjithë të lumtur dhe krenarë. Është dhuratë për gjithë komunitetin e Fenerbahçes, tifozët dhe gjithë Turqinë”.
32-vjeçari foli edhe për golin e tij, duke e konsideruar privilegj faktin që emri i tij lidhet me ekipin që riktheu Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve pas kaq shumë vitesh.
“Është nder ta kem emrin e shënuar në ekipin që shkroi emrin e Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve pas kaq shumë vjetësh”, ka thënë ylli dardan.
Muriqi iu bashkua sërish Fenerbahçes gjatë kësaj vere, pas një sezoni të shkëlqyer me Mallorcan në La Liga, ku shënoi 23 gola.
Pas rënies së klubit nga elita spanjolle, sulmuesi kosovar pranoi ofertën e Fenerbahçes.
©fshf SuperioreKomisioni i Ligave dhe Garave në FSHF, në dakordësi me të dy klubet, ka miratuar ndryshimin e programit për…
Një zyrtar i Forcave Ajrore ruse ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas shpërthimit të makinës së tij në Shën…
Afati kalimtar veror ka nisur në Ligën Premier (15 qershor); Serie A (29 qershor); La Liga (1 korrik); Bundesliga (1…
Më shumë se 15,800 njerëz kanë vdekur në Gjermani këtë vit, një numër rekord ky, nga shkaqe që lidhen me…
Një person dyshohet se është dhunuar nga tre persona të tjerë në Burgun e Dubravës. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në…
Hyundai po planifikon një linjë të re automjetesh sportive, të pozicionuara mes modeleve të fuqishme N dhe versioneve N Line.Modelet…