Categories: kosovë

Përparim Rama pas deklaratës për aktgjykimin e Speciales: Kosova u shpreh e bashkuar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, komentoi miratimin nga Kuvendi i Kosovës të deklaratës lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, Rama theksoi se miratimi i deklaratës me mbështetjen e institucioneve ishte jetik. Sipas tij, kur bëhet fjalë për luftën për liri dhe historinë e Kosovës, përgjegjësia e përbashkët duhet të jetë më e rëndësishme se mospajtimet politike.

“Përballë një çështjeje që prek historinë tonë, luftën për liri dhe themelet e shtetit, sot Kosova u shpreh e bashkuar. Miratimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i Deklaratës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ishte jetik. Sakrifica e popullit, lufta çlirimtare dhe e vërteta historike e Kosovës kërkojnë që dallimet politike të mos mbizotërojnë mbi përgjegjësinë tonë të përbashkët”, shkroi Rama.

Ai shtoi se qëndrimi i Kuvendit duhet të dëgjohet qartë edhe jashtë Kosovës.

“Shteti qëndron mbi partitë, ndërsa e vërteta jonë historike mbi interesat e ditës. Drejtësia duhet të jetë e drejtë, kurse historia të tregojë të vërtetën. Kur vihen në diskutim themelet e lirisë së Kosovës, vendi duhet të qëndrojë i bashkuar. Kuvendi e përcolli këtë mesazh sot, dhe ai duhet të dëgjohet fuqishëm edhe përtej Kosovës”, shkroi Rama.

të fundit

Tragjedi në Brazil: nëna dhe vajza humbin jetën nga kanceri brenda 10 orësh

Një familje në Brazil është përballur me një tragjedi të rëndë, pasi një nënë dhe vajza e saj 28-vjeçare humbën…

26 seconds ago

Apple detyrohet të paguajë 5.7 miliardë dollarë për përdorimin e teknologjisë së haptikës pa autorizim

Një gjykatë amerikane ka urdhëruar Apple të paguajë 5.7 miliardë dollarë dëmshpërblim për përdorimin e paautorizuar të teknologjisë së haptikës…

49 seconds ago

Afati i 6 tetorit për presidentin e ri po mbyllet, politologu analizon hapësirën e dialogut LVV-PDK

Edhe pak kohë ka mbetur deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri, ndërsa takimet mes…

1 minute ago

Rreth 300 makina klasike dalin në ankand në SHBA, me oferta fillestare prej 50 centësh

Për disa familje trashëgimia mund të jetë bizhuteri, orë apo mobilie të vjetra. Por familja Born në Kolorado ka lënë…

3 minutes ago

Gjenerata e re e BMW Serisë 3 debuton së shpejti me dizajn dhe teknologji të reja

BMW pritet të prezantojë më 30 shtator në Evropë (ose gjatë mbrëmjes së 29 shtatorit në SHBA) gjeneratën e re…

5 minutes ago

Këshilli Bashkiak i Belshit kundër bashkimit me Elbasanin: PS abstenon, PD voton kundër

Këshilli Bashkiak i Belshit ka kundërshtuar bashkimin e Bashkisë Belsh me Bashkinë e Elbasanit, duke shprehur qëndrimin se Belshi duhet…

5 minutes ago