Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së, deklaroi se partisë i nevojitet një drejtues i aftë t’i bëjë ballë Albin Kurtit. Sipas tij, bazuar në paraqitjet e deritanishme televizive, ky mund të jetë Përparim Rama, por vendimi u takon 345 delegatëve.
Të lidhura
None found
Gjatë emisionit Pressing, Muhaxheri tha se kërkon zhvillimin e një procedure në të cilën Rama mund të përfshihet në garë, ndërsa drejtimin e LDK-së duhet ta marrë kandidati që fiton.
Ai shtoi se pjesë e garës mund të jenë Përparim Rama, Hykmete Bajrami e të tjerë.
Muajin e kaluar, dega e LDK-së në Pejë, e drejtuar nga Gazmend Muhaxheri, kërkoi që Abdixhiku të jepte dorëheqje si akt moral për rezultatin e partisë në zgjedhjet e 7 qershorit.
