kosovë

Përfundon protesta e veteranëve, edhe Konjufca mbyll seancën: Nuk po shoh kushte që të zhvillohet

Për miratimin e projektligjit për rritjen e pagës minimale nuk pati kuorum në Kuvend. Veteranët të cilët protestuan zëshëm jashtë Kuvendit për shkak se u lanë jashtë këtij projektligji, kanë nisur të shpërndahen pasi protesta u shpall e mbyllur.

Brenda, seanca e Kuvendit nuk ka vazhduar as me pikat tjera të ditës, për të cilat mungoi kuorumi i nevojshëm gjithashtu. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se nuk po sheh kushte për vazhdimin e seancës dhe e mbylli.

Të lidhura

None found

“Vetëm 58 deputetë të Kuvendit po marrin pjesë në votim, kështu që nuk ka kuorum për vendimmarrje. E ndërprejmë këtë seancë meqë nuk po shoh kushte që seanca të zhvillohet. Ju thërras në një ditë tjetër për ta vazhduar seancën me këto pikat që na mbetën”, tha ai.

Deputetët opozitarë thirrën “marre” kur deputetët e mazhorancës i ngritën duart për të votuar PRO miratimit të projektligjit për pagën minimale, i cili megjithatë nuk kaloi.

Veteranët e UÇK-së u mblodhën te dyert e Kuvendit dhe tentuan të futen brenda. Ata protestuan në kryeqytet që nga ora 10:00.

Ata në fund parlajmëruan se do të mblidhen sërish nëse ky projektligj futet sërish në rend dite të seancave të radhës./express

të fundit

Haxhiu e dënon si shoviniste dhe destabilizuese idenë e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si “absurde”, “kërcënuese” dhe qasje “shoviniste” idenë e…

8 minutes ago

Dueli mbi ujë/ Momenti kur Zuckerberg sfidon kampionin e UFC-së dhe përfundon në Liqenin Tahoe

Mark Zuckerberg zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të vijuar stërvitjen e tij në artet marciale, duke u përballur me…

14 minutes ago

Konjufca: Kurti s’do të heqë dorë nga dialogu, fton sërish PDK-në, LDK-në dhe AAK-në

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk beson se procesi aktual i konstituimit të Kuvendit po…

17 minutes ago

Gjatë testimeve, modelet e IA-së mashtruan persona realë duke përdorur identitete të sajuara

Instituti i Sigurisë së Inteligjencës Artificiale (IA) në Mbretërinë e Bashkuar (AISI), zbuloi se modeli më i avancuar i IA-së…

18 minutes ago

Copëza e raketës Falcon 9 pritet të godasë Hënën, NASA siguron: Asnjë rrezik për Tokën

Një pjesë e humbur e një rakete SpaceX, që ka qenë duke lëvizur në orbitë me shpejtësi rreth 2.43 kilometra…

18 minutes ago

IA po del jashtë kontrollit”, mbi 1,000 ekspertë kërkojnë frenimin e zhvillimit

Drejtori ekzekutiv i Anthropic, Dario Amodei, dhe më shumë se 1,000 punonjës, disa prej të cilëve në pozicione drejtuese në…

18 minutes ago