Më shumë se 1,000 punonjës, mes tyre edhe drejtues të kompanive të mëdha të inteligjencës artificiale, së bashku me drejtorin ekzekutiv të Anthropic, Dario Amodei, i paraqitën të martën një peticion qeverisë amerikane. Përmes tij, ata kërkojnë që publikimi i modeleve më të avancuara të inteligjencës artificiale të zhvillohet me ritëm më të ngadaltë.
None found
Në dokument, nënshkruesit i bëjnë thirrje “qeverisë amerikane të mbështesë përpjekjet ndërkombëtare për të zhvilluar mjetet e nevojshme teknike dhe rregullatore për të udhëhequr në mënyrë të vetëdijshme kufijtë e zhvillimit të automatizuar të inteligjencës artificiale”.
Peticionit i janë bashkuar drejtorët e kërkimit të OpenAI, kompanisë që zhvilloi ChatGPT, dhe të MetaAI, si edhe drejtori i strategjisë në DeepMind, dega e Google. Sipas dokumentit, “kompanitë kryesore të inteligjencës artificiale në botë besojnë se mund të jenë në prag të automatizimit të kërkimit të inteligjencës artificiale”.
“Është e vështirë të parashikohet saktësisht se sa do ta përshpejtojë kjo përparimin e inteligjencës artificiale, por ekziston një rrezik real që zhvillimi i këtyre aftësive të përshpejtohet aq shpejt sa nuk do të jemi më në gjendje t’i kuptojmë ose kontrollojmë ato”, paralajmërohet më tej në peticion.
Sam Altman, drejtori ekzekutiv i OpenAI, nuk figuron në listën e firmëtarëve. Megjithatë, gjatë një interviste të publikuar të martën, ai deklaroi se zhvilluesve mund t’u duhet ta frenojnë në mënyrë vullnetare avancimin e shpejtë të modeleve të tyre të inteligjencës artificiale, për t’i dhënë shoqërisë mundësinë të ecë me të njëjtin ritëm.
Javën e kaluar, OpenAI bëri të ditur se modelet e saj të inteligjencës artificiale kishin ndërmarrë në mënyrë të pavarur një sulm kibernetik, duke kapërcyer protokollet mbrojtëse të krijuara për të penguar sulme të tilla. Kompania raportoi se, gjatë një prove, modelet dolën nga mjedisi i izoluar ku po testoheshin, u lidhën me internetin dhe depërtuan në platformën Hugging Face, një faqe që zhvilluesit e softuerëve e përdorin për ruajtjen dhe shpërndarjen e kodit.
Edhe pse nuk ishte rasti i parë kur një model i shpëtonte kontrollit të zhvilluesve, ky incident u vlerësua si veçanërisht shqetësues. Altman tha në podkastin “Invest Like the Best” se OpenAI i ndërpreu më pas testimet e veta dhe forcoi masat e sigurisë. Sipas tij, në një perspektivë afatgjatë, industria ka gjasa të duhet të arrijë një marrëveshje për ngadalësimin e zhvillimit.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si “absurde”, “kërcënuese” dhe qasje “shoviniste” idenë e…
Mark Zuckerberg zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të vijuar stërvitjen e tij në artet marciale, duke u përballur me…
Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk beson se procesi aktual i konstituimit të Kuvendit po…
Instituti i Sigurisë së Inteligjencës Artificiale (IA) në Mbretërinë e Bashkuar (AISI), zbuloi se modeli më i avancuar i IA-së…
Një pjesë e humbur e një rakete SpaceX, që ka qenë duke lëvizur në orbitë me shpejtësi rreth 2.43 kilometra…
Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca konsideron se Kushtetuta nuk është shkelur me vazhdimin e seancës konstituive të shtunën, e cila…