Përfaqësuesja e Danimarkës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) deklaroi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i rëndësishëm, ndërsa integrimi evropian i të dyja vendeve është kusht i domosdoshëm për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.
None found
Sipas saj, dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian krijon bazën për zhvillimin e këtij procesi. Megjithatë, ajo theksoi se përparimi varet nga angazhimi serioz i të dyja palëve, respektimi i marrëveshjeve dhe vullneti për të arritur zgjidhje të përbashkëta.
Duke folur për zhvillimet e këtij viti, përfaqësuesja daneze veçoi marrëveshjen për ligjin për të huajt, të cilën e cilësoi si një shembull të bashkëpunimit pragmatik. Ajo tha se raste të tilla mund të kontribuojnë në adresimin e çështjeve të ndjeshme dhe në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.
Ajo vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të pjesëmarrësve në dialog dhe të kryesuesit të tij, duke nënvizuar se rezultatet e deritanishme duhet të përdoren si pikënisje për hapa të rinj përpara.
Në lidhje me Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit dhe zotimet e tjera, përfaqësuesja tha se Kosova duhet të vazhdojë procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në të njëjtën kohë, ajo kërkoi që Serbia të zbatojë detyrimet e saj dhe të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Në mbyllje, ajo theksoi se përgjegjësia për zbatimin e marrëveshjeve u takon të dyja palëve dhe se ecuria e procesit nuk mund të mbështetet vetëm te veprimet e njërës prej tyre.
Përfaqësuesi i Letonisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së…
Gazetari dhe analisti, Arion Sulo i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka…
Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka mirëpritur zhvillimet institucionale në Kosovë, duke riafirmuar…
"Për dy vjet, qeveria e OBRM-PDUKM-së ka treguar se nuk di ta drejtojë vendin, dhe pakënaqësia tek qytetarët është duke…
Ka skaduar afati për ankesat për procedurën e votimit që pjesëmarrësit në zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetar të Bërvenicës…
Është zgjidhur misteri i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit. 46-vjeçari Ismet Habili…