Categories: kosovë

Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Zgjidhja për Kosovën dhe Serbinë vjen nga dialogu

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara deklaroi se Uashingtoni vijon të mbështesë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar nevojën për pajtim mes Kosovës dhe Serbisë.

Të lidhura

None found

Ajo u shpreh se presidenti amerikan, Donald Trump, i çmon të dyja vendet dhe synon që rajoni të ketë paqe, stabilitet dhe prosperitet.

Gjatë deklaratës së saj, përfaqësuesja amerikane u kërkoi Kosovës dhe Serbisë të veprojnë me përmbajtje, të ndërmarrin masa konkrete për forcimin e besimit dhe garantimin e stabilitetit, si dhe të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Zgjidhja e qëndrueshme dhe përparimi afatgjatë do të varen nga Prishtina dhe Beogradi, jo nga Këshilli i Sigurimit”, deklaroi ajo.

Sa i përket seancave të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ajo bëri të ditur se pozicioni i Shteteve të Bashkuara për numrin e tyre mbetet i pandryshuar.

të fundit

Letonia përshëndet zgjedhjen e presidentes dhe përpjekjet demokratike të Kosovës

Përfaqësuesi i Letonisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së…

6 minutes ago

Debat për protestën, Sulo-Klosit: Çfarë problemi keni me 1 mijë pedagogët e PD-së? PS ka 850 mijë vota

Gazetari dhe analisti, Arion Sulo i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka…

10 minutes ago

Britania e Madhe kërkon që përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Milan Radoiçiçin, të dalin para drejtësisë

Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka mirëpritur zhvillimet institucionale në Kosovë, duke riafirmuar…

17 minutes ago

Gerasimovski: After two years in government, OBRM-PDUKM faces growing public discontent

"Për dy vjet, qeveria e OBRM-PDUKM-së ka treguar se nuk di ta drejtojë vendin, dhe pakënaqësia tek qytetarët është duke…

24 minutes ago

Deadline for appeals over the electoral process in Brvenica expires

Ka skaduar afati për ankesat për procedurën e votimit që pjesëmarrësit në zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetar të Bërvenicës…

25 minutes ago

Hetimet zbardhin ngjarjen në Tiranë, 46-vjeçari dyshohet se i dha fund jetës

Është zgjidhur misteri i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit. 46-vjeçari Ismet Habili…

25 minutes ago