Për të disatën ditë radhazi, përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës kanë dalë para ndërtesës së ekzekutivit, duke insistuar që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të ftojë menjëherë mbledhjen konstituive të Parlamentit. Kësaj nisme i janë bashkuar sot edhe anëtarët e Rinisë Demokratike të Kosovës.
Të lidhura
None found
Prej disa ditësh, ligjvënësit e PDK-së qëndrojnë te hyrja e godinës qeveritare, me qëllim pengimin e hyrjes së Kurtit, të cilin e cilësojnë si një kryeministër pa legjitimitet.
Në këtë protestë kanë qenë të pranishme edhe deputetet Vlora Çitaku dhe Blera Deliu.
