Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër R.K. dhe një personi juridik. Ata dyshohen për veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.
None found
Në aktakuzë thuhet se R.K., si pronar dhe përfaqësues i autorizuar i një operatori ekonomik, kishte marrë pjesë në procedurën e prokurimit publik të zhvilluar nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë për furnizim me libra të protokollit.
Gjatë kësaj procedure, ai dyshohet se ka dorëzuar dhe shfrytëzuar dokumente të falsifikuara dhe të paautorizuara. Sipas pretendimeve të Prokurorisë, në dosjen e paraqitur ndodheshin një CV, një kontratë pune dhe një certifikatë universitare që i përkisnin një personi tjetër dhe ishin përdorur pa dijeninë e pa lejen e tij.
Organi i akuzës pretendon se dokumentacioni në fjalë është përdorur për të ndikuar në vendimmarrjen e autoritetit kontraktues dhe për ta fituar kontratën.
R.K. dyshohet gjithashtu se ka hartuar një kontratë pune të falsifikuar, me synimin që ajo të paraqitej si dokument origjinal në procedurën e prokurimit publik.
Në aktakuzë është përfshirë edhe personi juridik, për të cilin dyshohet se, gjatë pjesëmarrjes në procedurën e prokurimit, ka paraqitur dhe përdorur dokumentacion të rremë e të paautorizuar. Sipas Prokurorisë, synimi ishte ndikimi në vendimin e autoritetit kontraktues dhe sigurimi i kontratës.
Prokuroria vlerëson se ekziston dyshim i bazuar mirë që R.K. ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “Falsifikimi i dokumentit”. Ndërkaq, personi juridik dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Prokurorja e rastit i ka kërkuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë në përputhje me ligjin për veprat penale që u ngarkohen.
Deri në vërtetimin e fajësisë me një vendim gjyqësor të formës së prerë, të pandehurit konsiderohen të pafajshëm.
Autoritetet egjiptiane kanë vendosur 35 organizata, shoqata dhe institucione islame nga Evropa, mes tyre edhe një shoqatë nga Maqedonia, në…
Ditën e nesërme, 12 nëntor 2026, Kombëtarja e Shqipërisë do të presë Finlandën, një sfidë e cila nis në orën…
Këshilli Gjyqësor zgjodhi Subhi Jakupin, gjyqtar në Gjykatën e Lartë Administrative, si Kryetarin e ri të Gjykatës Administrative, duke vlerësuar…
Mbrëmjen mes të mërkurës dhe të enjtes u ndeshën dy skuadrat më të mira të Konferencës së Lindjes. Në këtë…
Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka denoncuar një skemë trasnferimi parash publike nga tenderat…
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës në vend sot, duke vendosur uljen e çmimit…