PDK propozon Eliza Hoxhën si kundërkandidate për presidente

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se çështjet politike dhe procesi i krijimit të institucioneve duhej të ishin trajtuar me më shumë seriozitet.

Ai njoftoi se PDK-ja do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit, ku pret të votohet ligji për Dhomat e Specializuara, në mënyrë që kjo çështje të përmbyllet.

Të lidhura

None found

“Për Partinë Demokratike të Kosovës, ne nga kjo pikë do të shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim të votojmë ligjin për Dhomat e Specializuara dhe ta përfundojmë këtë çështje”, deklaroi Hamza.

Lidhur me zgjedhjen e presidentit, kreu i PDK-së u shpreh se Besa Shiroka-Pula është një emër i pranueshëm për këtë post.

Megjithatë, për të mundësuar zhvillimin e procedurave dhe përmbushjen e kushteve për zgjedhjen e presidentit, PDK-ja do të paraqesë edhe deputeten Eliza Hoxha si kundërkandidate.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës, ajo është një emër i pranueshëm për presidente. Përveç kësaj, me qëllim që të zhvillohen procedurat dhe të plotësohen kushtet, Partia Demokratike e Kosovës e propozon si kundërkandidate edhe zonjën Eliza Hoxha”, u shpreh ai.

Hamza shtoi se PDK-ja do të jetë e pranishme në Kuvend dhe pret që deputetët e partive të tjera të marrin pjesë, në mënyrë që procedurat të vijojnë.


Shtuar më 6.10.2026 23:21