PDK-ja kërkon hapjen e institucioneve, Hoxha: Kurti dhe Vetëvendosje nuk janë mbi Kushtetutën

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës u mblodhën para objektit të Qeverisë, prej nga i kërkuan Albin Kurtit të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit dhe të krijojë mundësinë për formimin e institucioneve të reja.

Të lidhura

None found

Eliza Hoxha, deputete e PDK-së, tha se prania e saj dhe e kolegëve para Qeverisë ishte një kundërshtim ndaj hyrjes së Kurtit në këtë institucion, për të cilin pretendoi se po mbahet peng prej tij.

Sipas Hoxhës, Kurti dhe ministrat e tij kanë uzurpuar pozita e institucione, ndërsa zhbllokimi i Kuvendit dhe rikthimi i funksionimit kushtetues janë të domosdoshëm.

“Kurti duhet ta kuptojë që, në vend se ta sabotojë Kuvendin, ai duhet të vijë aty dhe të krijojë mundësi për ta konstituuar Kuvendin. Ajo është puna e tij parësore që duhet ta bëjë si fitues i zgjedhjeve të fundit: ta propozojë emrin dhe të ecim përpara në themelimin e institucioneve”, deklaroi Hoxha.

Partia Demokratike e Kosovës e përsëriti kërkesën që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ta thërrasë sa më shpejt seancën konstituive, në mënyrë që të vijojë procedura për krijimin e institucioneve të reja.

Hoxha u bëri thirrje Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të rikthehen në Kuvend, me qëllim nisjen e legjislaturës së XI dhe rivendosjen e rendit kushtetues.

“Një gjë duhet ta dinë qytetarët dhe të gjithë ata që nuk jetojnë në Kosovë, por kontribuojnë për Kosovën: Albin Kurti nuk mund të jetë mbi shtetin e Kosovës, partia e tij nuk mund të jetë mbi shtetin e Kosovës dhe mbi Kushtetutën e Kosovës”, theksoi ajo.


Shtuar 17.08.2026 09:36

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomizmir escortAnkara escortjojobetizmir escortAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetbetsmovevaycasinomarsbahiscasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişacasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet