Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë mbledhur sërish të premten në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, nga ku kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.
Të lidhura
None found
Në ambientet e Kuvendit janë vërejtur gjithashtu edhe përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Dy subjektet politike, PDK-ja dhe Aleanca, kanë përsëritur në vazhdimësi kërkesën e tyre për rifillimin e seancës konstituive.
Ndërkohë, bllokada politike vijon të pengojë konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja të vendit.
