Pas super bashkëpunimit, Maitre Gims habit me deklaratën: Jam fans i Dhurata Dorës

Këngëtari i njohur francez, Maitre Gims, për pak ditë do të publikojë versionin e ri të albumit “Les Vestihes du Fleau”. Në këtë album ai ka bashkëpunuar me shumë emra të njohur të muzikës dhe pjesë e tyre është edhe artistja shqiptare, Dhurata Dora.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për këtë album, Maitre Gims foli edhe për Dhuratën. Ai tha se është fans i këngëtares shqiptare dhe mbi të gjitha e vlerëson shumë për talentin e saj.

“Unë jam një fans, më pëlqen ajo që Dhurata bën. E njoh atë për shumë kohë tani. Dhe absolutisht doja ta ftoja. Ajo është dikush që dua ta prezantoj në Francë sepse ka talent”, u shpreh Maitre Gims.

Gjatë intervistës për NRJ Radio, Gims tha se kënga që ai ka realizuar me Dhuratën, “Only You” është ndër të preferuarat e tij.
Deri më tani dueti mes Dhurata Dorës dhe Maitre Gims rezulton si një nga bashkëpunimet më të suksesshme të këtij viti në vendin tonë. Teksa kanë kaluar vetëm 5 ditë nga publikimi, kjo këngë numëron mbi 8 milionë klikime në Youtube.


Shtuar 3.06.2021 11:35