Një bilanc i lëndimeve gjatë protestës është bërë publik nga drejtori i Emergjencës, Naser Syla, sipas të cilit 12 persona kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Mes të lënduarve, siç ka sqaruar ai, njëri është pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa 11 të tjerë janë civilë.
Të lidhura
None found
Syla ka theksuar se pjesa më e madhe e këtyre personave janë paraqitur me probleme shëndetësore si pasojë e gazit lotsjellës. Ndërkohë, dy raste kanë pasur lëndime prerëse në zona të ndryshme të trupit.
“Janë të lënduar 12 persona, prej tyre një polic dhe 11 civilë. Shumica prej tyre janë ankuar nga gazi lotësjellës. Dy prej tyre kanë pasur lëndime prerëse në pjesë të ndryshme të trupit. Të gjithë janë trajtuar në Qendrën Emergjente dhe pas trajtimit janë lëshuar shtëpi”, ka deklaruar ai.
