Categories: kosovë

Pas dakordimit për Bekim Sejdiun, LVV dhe LDK zhvillojnë sot konsultime të brendshme

Pas marrëveshjes për kandidatin presidencial të Kosovës, partitë politike pritet t’i zhvillojnë sot konsultimet e tyre të brendshme, përpara ndërmarrjes së hapave të mëtejshëm.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve të televizionit publik, Lëvizja Vetëvendosje do ta mbledhë grupin parlamentar në orët e vona të pasdites. Në këtë takim pritet të shqyrtohen veprimet që duhet të ndërmerren pas marrëveshjes së arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

Synimi i procesit është përmbyllja e konstituimit të institucioneve dhe zgjidhja e bllokadës politike.

Konsultime gjatë ditës do të mbajë edhe LDK-ja. Kryesia e partisë do të mblidhet në orën 14:00, ndërsa grupi parlamentar do të zhvillojë takimin e tij në orën 16:00, ku do të diskutohet marrëveshja dhe qëndrimet e ardhshme.

Dakordimi për kandidaturën e Bekim Sejdiut, i arritur pas javësh negociatash, konsiderohet një hap që mund të mundësojë funksionalizimin e institucioneve.

Përveç marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje kishte tentuar që në këtë proces të përfshinte edhe partitë e tjera politike.

PDK-ja, megjithatë, ka këmbëngulur se do të mbetet në opozitë, ndërsa AAK-ja ka refuzuar pjesëmarrjen në takime pa u përmbushur 6 kushtet e saj.

të fundit

Rama në Luksemburg për projektin e Kushnerit dhe arrestimin e kreut të SHISH: Investimi do të realizohet, lufta ndaj korrupsionit po jep rezultate

Kryeministri Edi Rama foli në Luksemburg për dy çështje që kanë shkaktuar debate në Shqipëri: projektin e investimit të Jared…

5 minutes ago

Rotacion në KFOR, SHBA-ja sjell njësi të reja në Kosovë në vend të Gardës Kombëtare

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të dërgojë trupa nga Regjimenti i 2-të i Kalorësisë dhe njësi mbështetëse…

10 minutes ago

Zjarre në rrugë gjatë protestës, tensione në Rrugën e Durrësit dhe te Mine Peza

Tensionet vijojnë në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e Mine Pezës, ku protestuesit kanë ndezur disa vatra zjarri në…

15 minutes ago

Dorëheqje/ Studentët vijojnë protestën në “Rrugën e Durrësit”, policia vendos kordon pranë Ministrisë së Arsimit

Studentët kanë marrë “pushtetin” ndërsa nuk tërhiqen nga protesta. Pavarësisht gazit lotsjellës, autobotëve të ujit, sprej me piper apo dhunës…

16 minutes ago

Iva Mihaillova në kërkim ndërkombëtar me urdhër të autoriteteve maqedonase

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur urdhërarrest ndërkombëtar për Iva Mihaillova (23) nga Koçani."MPB ka shpallur urdhërarrest për Mihaillova…

19 minutes ago

Mbërrijnë 30,000 doza të vaksinës kundër gripit sezonal, priten edhe 26,000 të tjera

30,000 vaksinat e para kundër gripit sezonal kanë mbërritur tashmë, dhe përveç kësaj, pritet të mbërrijnë edhe 26,000 doza të…

20 minutes ago