Categories: kosovë

Pas kundërshtimit brenda LDK-së, Abdixhiku dhe Kurti zhvillojnë takim të ri

Gjashtë deputetë të LDK-së kanë bërë të ditur se nuk do ta mbështesin marrëveshjen e arritur mes kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, për kandidimin e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Të lidhura

None found

Ky qëndrim i deputetëve duket se ka rikthyer Abdixhikun dhe Kurtin në bisedime.

Raportohet se dy liderët janë takuar sërish pasditen e sotme në Kuvendin e Kosovës, ndërsa takimi ka nisur rreth orës 16:00.

Biseda e tyre është zhvilluar pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ku Abdixhiku ka diskutuar me deputetët e partisë për qëndrimin që ata mbajnë ndaj kandidaturës së Sejdiut.

Pas përfundimit të mbledhjes, Abdixhiku deklaroi se kundërshtimi i gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj kandidaturës së Bekim Sejdiut për president e çon Kosovën në mënyrë të pashmangshme drejt zgjedhjeve.

Mbetet për t’u parë nëse takimi i radhës mes Abdixhikut dhe Kurtit do të prodhojë një zgjidhje për krizën e krijuar, apo nëse Kosova do të përballet me zgjedhje të reja.

të fundit

Gëzim Berisha do të qëndrojë një muaj në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji drejtorit të Spitalit të…

3 minutes ago

Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt nis përgatitjet për hetimin

Kryetari i Komisionit Hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani propozoi për anëtarët që deri të mërkurën të…

3 minutes ago

Toshkovski: Maqedonia po rrit aftësitë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të reja terroriste

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot (02.11.2026) mbajti fjalim në sesionin hapës të vizitës vlerësuese të Drejtorisë Ekzekutive…

6 minutes ago

A do të rreshtohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund t’i japin fund pushtetit të Netanyahut

Izraeli mund të jetë në prag të një ndryshimi historik me partitë arabe të kthyera në kingmaker: Pas zgjedhjeve që…

8 minutes ago

FBI: Koreja e Veriut vodhi mbi 6 miliardë dollarë në kriptomonedha dhe po i konverton asetet

FBI-ja ka identifikuar Korenë e Veriut si përgjegjëse për vjedhjen e më shumë se 6 miliardë dollarëve në kriptomonedha nga…

9 minutes ago

Shtetet e Gjirit Persik forcojnë mbrojtjen mes frikës për një konflikt të ri SHBA-Iran

Frika e një përshkallëzimi të ri ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka përfshirë rajonin e Gjirit Persik. Gjatë…

9 minutes ago