Pas bujës së madhe dhe sherreve me reperët, Meriton Mjekiqi heq dorë nga programi

Meriton Mjekiqi ka bërë me dije se nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Gjoni’s Black”. Lajmi se do të largohet nga moderimi i programit ka qarkulluar prej disa ditësh por vetë Meritoni mohoi zërat duke thënë në një intervistë se asgjë nuk është e vërtetë. Por vetëm së fundmi, është mësuar se Gjoni’s Black dhe Meritoni nuk do të bashkëpunojnë më me njëri-tjetrin.

Lajmi është konfirmuar përmes rrjeteve sociale nga “Gjoni Black” duke thënë se rrugët mes tyre janë ndarë në mënyrë paqësore. “Ju urojmë të gjitha të mirat ata që ishin pjesë e jona respekte! Një respekt i veçantë shkon për ekipën edhe mundësinë e secilit që kontribuoi për realizimin e këtij emisioni”, thuhej në njoftimin e “Gjoni Black”.

Moderatori ka shpërndarë postimin duke falenderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë. “Faleminderit shumë dhe ju që ishit pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët… ju uroj shumë suksese. Faleminderit shumë”, ka shkruar moderatori. Kujtojmë që Meritoni është përfshirë kohët e fundit në një debat me Noizy-n dhe grupin OTR.

Pjesëmarrja e Big Kik dhe Escobars në emision, diss-et dhe deklaratat e tyre ndezën shkëndijat që në sherr të përfshihej dhe Meritoni. Nuk dihet nëse shkak i largimit të tij është bërë pikërisht kjo ngjarje dhe mbetet për t’u konfirmuar nga ana e tij.


Shtuar 7.05.2021 13:20