Paraqiti Kosovën me shkronja të vogla, televizioni RTVE jep arsyen

Kosova ditën e djeshme u përball me Spanjën në kuadër të kualifikueseve të Kupës ë Botës, “Katar 2022”. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1 për spanjollët, fal një dominimi total të tyre.

Televizioni publik spanjoll, RTVE ka bërë një skandal të madh gjatë transmetimit të ndeshjes Spanjë – Kosovë.

 

 

Ata e kanë shkruar emrin e shtetit të Kosovës me të vogla (ESP – kos), një gjest SKANDALOZ ky nga spanjollët.

Pas ndeshjes, gazetari kosovar, Arlind Sadiku është takuar me një zyrtar të RTVE i cili ka treguar se ky ishte vendim i bordit të televizionit.

“Ishte një vendim nga bordi”, dëgjohet duke thënë zyrtari i RTVE në bisedë me Sadikun.

Vlen të theksojmë që mediat në Spanjë që nga koha kur u konfirmua se Kosova do të jetë në një grupë me Spanjën, kanë bërë gjeste provokuese dhe veprime raciste e skandaloze.

Po ashtu para ndeshjes, sigurimi i stadiumit ku po zhvillohej ndeshja tentoi që ta largoj nga tribunat flamurin e Kosovës, që po mbahej nga tifozët “Dardan” por nuk ia dolën./

Shtuar 1.04.2021 09:04