Categories: kosovë

Paraqitet ekspertiza psikiatrike në gjykimin për vrasjen e Ismet Ibishit

Procesi gjyqësor ndaj Hisni dhe Bujar Ibishit, të akuzuar për vrasjen e kushëririt të tyre Ismet Ibishi, ka vijuar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Ngjarja kishte ndodhur më 12 shkurt 2025, në një kafeteri në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Të lidhura

None found

Gjatë seancës së zhvilluar sot, gjykatës iu prezantua ekspertiza psikiatrike për të pandehurin Hisni Ibishi.

Eksperti psikiatër Shpend Haxhibeqiri deklaroi se, pas shqyrtimit të dokumentacionit të lëndës, video-incizimit dhe ekzaminimeve të kryera, nuk janë konstatuar probleme psikiatrike, ngecje mendore apo intelektuale te i pandehuri.

Haxhibeqiri shpjegoi se krijimi i shkollimit, familjes dhe biznesit, si dhe mënyra e funksionimit të tij ndër vite, tregojnë se Hisni Ibishi nuk ka pasur çrregullime të tilla. Sipas tij, nga ekzaminimi klinik dhe hospitalor nuk është vërtetuar as ndonjë tronditje mendore.

Eksperti shtoi se edhe në ditën kritike i pandehuri ka qenë në gjendje të kuptojë veprën e tij dhe të kontrollojë veprimet, pasojat e tyre apo mosveprimet. Ai theksoi se këto aftësi nuk kanë qenë të ndikuara.

Gjykata më herët kishte miratuar kërkesën e avokatit Naim Rudari që edhe ndaj të pandehurit Bujar Ibishi të realizohet ekspertizë psikiatrike.

Në seancën e 19 majit 2026 ishte marrë në pyetje dëshmitari Safet Ismajli. Ai kishte treguar se ndodhej në lokal rreth 10 deri në 15 minuta përpara se aty të hynte Hisni Ibishi, ndërsa kishte paraqitur edhe versionin e tij për rrethanat e vrasjes.

Prokuroria pretendon se më 12 shkurt 2025, në një lokal të sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj, Hisni dhe Bujar Ibishi, me vetëdije dhe dashje, e kanë privuar nga jeta Ismet Ibishin. Sipas aktakuzës, viktima po konsumonte kafe kur të pandehurit hynë në lokal, nxorën armët dhe qëlluan në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Seanca e ardhshme do të mbahet më 3 nëntor, duke filluar në orën 13:30.

të fundit

The killing of Mikel Rroku in Turin: his wife and her partner allegedly beat him to death with a hammer

Zbardhen detaje të reja nga hetimi për vrasjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku në Torino të Italisë. Gruaja e viktimës…

1 minute ago

Braçe explains vote against new territorial map: reform must bring good governance, not just border changes

Deputeti socialist Erion Braçe ka dhënë sqarime për qëndrimin e tij pas mbledhjes së grupit dhe votës kundër hartës së…

2 minutes ago

Russia opposes Lithuania’s constitutional change on nuclear weapons: Escalation risk

Kremlini reagoi ashpër ndaj vendimit të Lituanisë për të hequr ndalimin kushtetues të vendosjes së armëve bërthamore në territorin e…

2 minutes ago

Psychiatric assessment presented in trial over the murder of Ismet Ibishi

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj Hisni dhe Bujar Ibishit, të akuzuar për vrasjen e kushëririt…

5 minutes ago

Hamza opposes linking the president’s election to the law on the Specialist Chambers

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit nuk janë respektuar, duke e lidhur…

6 minutes ago

Hamza: If the law on the Specialist Chambers is not passed, the process will start from scratch

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit nuk janë respektuar, duke e lidhur…

6 minutes ago