Categories: kosovë

Gjykata hedh poshtë kërkesën e Hisni Ibishit për plotësim të ekspertizës psikiatrike, miraton ekzaminimin për Bujar Ibishin

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj Hisni Ibishit dhe Bujar Ibishit, babë e bir, të akuzuar për vrasjen e kushëririt të tyre, Ismet Ibishit, më 12 shkurt 2025 në një kafiteri në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Të lidhura

None found

Në përfundim të seancës, trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtari Izet Gërguri vendosi të mos e pranojë kërkesën e mbrojtjes së Hisni Ibishit për plotësimin e ekspertizës psikiatrike. Megjithatë, gjykata urdhëroi që të thirret drejtuesi i grupit të ekspertëve që e ka hartuar ekspertizën, në mënyrë që të japë sqarime shtesë. Nga ana tjetër, u pranua kërkesa e mbrojtjes së Bujar Ibishit që ai t’i nënshtrohet një ekspertize psikiatrike nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.

“Refuzohet propozimi i mbrojtëses së të pandehurit Hisni Ibishi, Kada Bunjaku-Përçuku, që të urdhërohet IPFK-ja të bëjë plotësimin e ekspertizës psikiatrike për të pandehurin Hisni Ibishi. Ndërsa aprovohet propozimi që të ftohet kryesuesi i grupit të ekspertëve, të cilët e kanë kryer ekspertizën për të pandehurin Hisni Ibishi, që të japë sqarimet e nevojshme sipas kërkesave të palëve. Aprovohet propozimi i mbrojtësit të të pandehurit Bujar Ibishi, avokatit Naim Rudari, që ndaj të pandehurit Bujar Ibishi të kryhet ekspertizë psikiatrike. Gjykata, me urdhër të veçantë, do ta urdhërojë IPFK-në për kryerjen e kësaj ekspertize dhe përcaktimin e detyrave”, tha kryetari i trupit gjykues, Gërguri.

Mbrojtësja e Hisni Ibishit, Kada Bunjaku-Përçuku, kundërshtoi përmbajtjen e ekspertizës së Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, duke thënë se aty nuk është trajtuar çështja nëse klienti i saj ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore.

“Po, kam vërejtje në ekspertizën e Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, sepse në seancën e kaluar unë kam propozuar që të kryhet ky ekzaminim i drejtpërdrejtë psikiatrik për të mbrojturin tim, me qëllim që të vërtetohen rrethanat nëse i mbrojturi im të shtënat që i ka bërë me armë i ka kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore apo jo. Nuk e kam aktvendimin e posaçëm të gjykatës me të cilin u janë caktuar detyrat konkrete ekspertëve, mirëpo, bazuar në ekspertizën me shkrim dhe në konstatimin përfundimtar që kanë dhënë, vërtetohet se ata nuk e kanë ekzaminuar apo nuk kanë dhënë mendim lidhur me këtë rrethanë për të cilën edhe është propozuar ekspertiza”, tha Përçuku

Ndërkohë, avokati i Bujar Ibishit, Naim Rudari, kërkoi që ndaj klientit të tij të realizohet ekspertizë psikiatrike, duke iu referuar raporteve mjekësore që, sipas tij, flasin për probleme emocionale dhe çrregullime të personalitetit.

“Ndërsa sa i përket raportit shëndetësor për të paraburgosurin Bujar Ibishin, të njëjtin ne e kemi pranuar më 22 maj 2026 përmes adresës elektronike dhe, përkundër asaj që në këtë raport shkruhet se të bashkangjitur e keni dosjen mjekësore të pacientit në fjalë, ne e kemi pranuar vetëm raportin shëndetësor prej dy fletave, me dy faqe shkrim. Nga përmbajtja e këtij raporti është evidentuar se i paraburgosuri Bujar Ibishi është trajtuar në qendrën e paraburgimit dhe monitoruar për diagnozën “çrregullim i personalitetit me tipare skizoide” dhe “çrregullim i personalitetit borderline”. Ndër të tjera, raporti përshkruan se pacienti ka manifestuar ngarkesë të shtuar emocionale, ankth, labilitet emocional, si dhe prezencë të ideve suicidale”, tha Rudari.

Këto kërkesa u kundërshtuan nga prokurori Sahit Tmava, i cili vlerësoi se pranimi i tyre do të ndikonte vetëm në zvarritjen e procesit gjyqësor.

“Vendimin-konstatimin e ekspertëve lidhur me gjendjen e shëndetit mendor sa i përket të pandehurit Hisni Ibishi e kemi, dhe për këtë arsye kundërshtoj propozimin e mbrojtëses së të pandehurit Hisni. Kurse sa i përket propozimit të mbrojtjes së të pandehurit Bujar Ibishi, në seancat e fundit nuk ka pasur kurrfarë dokumentacioni sa i përket të pandehurit Bujar Ibishi, që nga koha e kryerjes së veprës penale e deri në këto seanca, se i njëjti vuan nga ndonjë çrregullim psikiatrik, në kohën para apo pas kryerjes së veprës penale. Andaj, kundërshtoj edhe propozimin e mbrojtjes së të pandehurit Bujar, sepse në një aspekt vetëm po zvarritet procedura”, tha Tmava.

Edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Fisnik Sogojeva, doli kundër kërkesave për ekspertiza shtesë, duke theksuar se nga ekspertiza ekzistuese rezulton që Hisni Ibishi nuk ka qenë në gjendje tronditjeje në kohën e ngjarjes.

“E kundërshtojmë për faktin se nga ekspertiza e përgatitur nga tre ekspertë, ajo e datës 06.07.2025, në faqen e fundit, pika e parafundit, është sqaruar nga ekspertët se ‘sa i përket ditës kritike, aftësia për të gjykuar veprën, si dhe aftësia për kontrollin e veprimit dhe pasojat e veprimeve apo mosveprimeve të veta nuk ka qenë e afektuar’. Pra, është dhënë sqarim se i njëjti, me rastin e ndërmarrjes së veprimit, nuk ka qenë në gjendje të tronditjes të çfarëdo lloji dhe, për më tepër, në ekzaminimin e drejtpërdrejtë në raportin e ekspertizës sqarohet se i njëjti edhe tani nuk ndjen pendim”. Për Bujar Ibishin, nga procesverbali i seancës së kaluar, propozimi i mbrojtjes së tij ka qenë që të ekzaminohet gjendja shëndetësore e të njëjtit në qendrën e paraburgimit dhe jo ekzaminimi eventual lidhur me ditën kritike. Për më tepër, për të njëjtin, nga raporti dhe provat e dorëzuara më datën 22.05.2026 nga Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, sqarohet mjaftueshëm dhe kuptohen ato prova se i njëjti nuk ka shfaqur asnjë rrethanë që do të mund të asociohej se në ditën kritike ka qenë i afektuar, për të mos qenë i vetëdijshëm për veprimin që e ka ndërmarrë”, tha Sogojeva

Sipas prokurorisë, Hisni dhe Bujar Ibishi dyshohen se më 12 shkurt 2025, në një lokal në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, “të vetëdijshëm për veprimet e tyre dhe me dashje e kanë privuar nga jeta Ismet Ibishin I.I., ashtu që derisa viktima ishte duke pirë kafe në lokal, të pandehurit posa hyjnë brenda i nxjerrin armët dhe shtinë në drejtim të tij ku goditjet rezultojnë vdekjeprurëse”

Seanca e ardhshme është caktuar për 3 shtator 2026, duke nisur nga ora 09:00.

të fundit

Ballkani ndalet në barazim pa gola në Uells, vendimi shtyhet për sfidën e kthimit në Prishtinë

Ballkani ka barazuar pa gola 0-0 në transfertë ndaj Connah's Quay Nomads, në ndeshjen e parë të raundit të parë…

39 seconds ago

Begaj në Luginën e Preshevës: Do të mbetem zë i të drejtave të shqiptarëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar vizitë në Luginën e Preshevës, ku është takuar me përfaqësues politikë dhe institucionalë…

1 minute ago

Sinani e cilëson vizitën e Begajt në Preshevë si shenjë të fortë të përkrahjes

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka deklaruar se vizita e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Luginën e…

1 minute ago

Ilir Daja para sfidës me Astanën: Me lëvizjet në skuadër nuk synojmë të jemi brilantë, avantazh për ne mbetet eksperienca e sezonit të kaluar

Ilir DajaDinamo dhe Astana do të përballen të enjten e 8 korrikut, në ndeshjen e parë të raundit të parë…

5 minutes ago

Granit Jashari rikthehet zyrtarisht te Gjilani

Gjilani ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit Granit Jashari në klub, i cili nga sot do të veshë sërish fanellën kuqebardhë.Klubi…

7 minutes ago

Protestat kundër Ramës nuk ndalen: Akuza për 20 mln euro për 1 km rrugë në Shqipëri dhe thirrje për dorëheqje

Vijon pa ndalur revolta e shqiptarëve kundër kryeministrit Edi Rama. Njëzëri protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit. Prej 39 ditësh qytetarët…

10 minutes ago