Pamje të Escobar e Hovenier në Manastirin e Deçanit pasi iu regjistrua prona

Kanë dalë pamje të reja nga shkuarja e emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar për vizitë në Manastirin e Deçanit.

Atje ai u pa i shoqëruar nga ambasadori Jeffry Hovenier, shkruan Gazeta Express.

Vizita e tij në Manastir ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës ka urdhëruar zbatimin e Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit.

Ai ka vizituar edhe Komunën e Pejës ku ka takuar kryetarin Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave nga Gorazhdeci, si dhe me të rinjtë nga komuniteti shqiptar, serb dhe boshnjak në këtë komunë.

Escobar nga atje tha se pa që njerëzit po vuajnë dhe se po kanë vështirësi reale për marrjen e pensioneve të tyre. Për jetesën e serbëve në Kosovë, ai tha se do ta mbajnë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës.

Pamjet janë publikuar nga Tëvë1:


Shtuar 14.03.2024 17:01