Categories: maqedoni

Përplasje në Kuvend mes Ziadin Selës dhe Afrim Gashit: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, të dedikuar pyetjeve të deputetëve, Ziadin Sela u përplas me Afrim Gashin.

Sela pretendoi se deputetëve të tij u është bërë padrejtësi në lidhje me renditjen e deputetëve që do të parashtrojnë pyetje.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se bëhet fjalë për deputetë të paorganizuar në grupe parlamentare, të cilët nuk kontrollohen nga asnjë forcë politike. Sipas tij, askush nuk i ka konsultuar për radhën e deputetëve që do të parashtrojnë pyetje. Sela shtoi se Rregullorja përcakton qartë se renditja e deputetëve bëhet në marrëveshje me grupet parlamentare dhe me deputetët që nuk janë të organizuar në grupe parlamentare.

“Nëse keni marrëveshje me BDI-në në mënyrë që të ngelin në hije deputetët e partive tjera, ne do t’ua çjerrim këto maska”, deklaroi Sela.

Nga ana tjetër, Gashi mohoi se është shkaktuar ndonjë padrejtësi dhe iu referua nenit përkatës të Rregullores së Kuvendit.

“Nuk ka asnjë padrejtësi, radha për parashtrimin e pyetjeve është paraparë në nenin 41 në paragrafin e dytë”, tha Gashi.

të fundit

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti

Ka ndërruar jetë sot më 26 nëntor mjeku i njohur Ylli Ziçishti. Ai ka qenë edhe deputet i Partisë Socialiste…

1 minute ago

Haradinaj: “Tallava patriotike” në Kuvend, veteranët u përjashtuan nga paga minimale nga ata që shfaqën videon e UÇK-së

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kritikuar pushtetin për, siç tha, mospërputhje mes deklarimeve patriotike dhe veprimeve ndaj veteranëve të…

11 minutes ago

Bayern Munich lë të hapur mundësinë e përforcimeve në janar mes krizës së dëmtimeve dhe disfatës nga Lille

Bayern Munich pësoi një humbje katastrofike 2-1 ndaj Lille në Ligën e Kampionëve mbrëmë (e martë), ndërsa kriza e tyre…

15 minutes ago

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli shpallet fajtor për korrupsion zgjedhor, GJKKO jep dënimin

Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka shpallur fajtor kryebashkiakun e Vaut të…

16 minutes ago

Rey Manaj nën vëzhgimin e Lecce-s, sulmuesi shqiptar kërkohet në Serie A

Skuadra e Lecce ka shprehur menjëherë interesim për sulmuesin shqiptar, Rey Manaj. Manaj këto ditë u largua zyrtarisht nga Sivasspori,…

21 minutes ago

Debat në Kuvendin e Kosovës mes Nagavcit dhe Musliut për zgjedhjet në Bordin e RTK-së

Në Kuvendin e Kosovës është duke u shqyrtuar pika për zgjedhjen e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një anëtari nga…

22 minutes ago