Categories: sport

Luis Enrique: Roma ka potencialin ta fitojë Scudetton

Në sfidën e së mërkurës mbrëma në “Parc des Princes”, Roma barazoi 2-2 me Paris Saint-Germain, fituesin e dy edicioneve radhazi të Ligës së Kampionëve. Golat e Mario Hermoso dhe Donyell Malen bënë që skuadra italiane të bëhej e para që i merr pikë PSG-së në këtë sezon të Championsit, duke lënë një përshtypje të fortë.

Në Serie A, Roma po ashtu ka pasur një fillim impresionues sezoni. Pas 12 ndeshjeve të para, verdhekuqtë janë një nga dy ekipet që nuk kanë humbur ende dhe gjenden në vendin e dytë me 30 pikë, vetëm dy më pak se Lazio, që kryeson kampionatin dhe është rivalja e tyre e qytetit.

Të lidhura

None found

Pas kësaj ndeshjeje, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, lavdëroi ish-klubin e tij dhe theksoi se Roma ka gjithçka që duhet për të shkuar deri në fund dhe për të fituar titullin e Serie A, si dhe për të bërë një rrugë të mirë në Evropë këtë sezon. Enrique, i cili e kishte punën e parë si trajner i një skuadre të parë te Roma në vitin 2011, beson se verdhekuqtë mund ta fitojnë Scudetton nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit.

“Roma e Gasperinit është unike, ata kanë shumë personalitet dhe janë shumë agresivë, e pamë këtë që nga minutat e para”, tha fillimisht Enrique për Prime Video pas përfundimit të ndeshjes.

“Ata shënuan nga mundësia e tyre e parë. Ishte e vështirë, një ndeshje vërtet e komplikuar. Urime Romës për mënyrën se si luajtën, jam i kënaqur me një pikë dhe mund të kishim humbur”.

“Roma ka një të ardhme të mrekullueshme përpara. Ata mund të shkojnë dhe të fitojnë Scudetton, nuk kam dyshim se mund të përfundojnë midis 24 ekipeve më të mira në Ligën e Kampionëve dhe nuk do të doja të përballesha përsëri me ta. Ndoshta në finale”, përfundoi trajneri spanjoll.

të fundit

Xabi Alonso dëshiron një Chelsea me lojë më agresive dhe direkte

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, dëshiron të ndryshojë filozofinë e lojës së skuadrës londineze, duke synuar një futboll më ofensiv…

1 minute ago

Pas zjarrit në nënstacionin Kosova B, KEK-u sqaron: Përgjegjësia i takon KOSTT-it

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj raportimeve mediatike për zjarrin në nënstacionin Kosova B, duke sqaruar se incidenti…

5 minutes ago

Përplasje në Kuvend mes Ziadin Selës dhe Afrim Gashit: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

Në seancën e sotme në Kuvend për pyetje të deputetëve, Ziadin Sela është përplasur me Afrim Gashin.Sela tha se i…

6 minutes ago

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti

Ka ndërruar jetë sot më 26 nëntor mjeku i njohur Ylli Ziçishti. Ai ka qenë edhe deputet i Partisë Socialiste…

7 minutes ago

Haradinaj: “Tallava patriotike” në Kuvend, veteranët u përjashtuan nga paga minimale nga ata që shfaqën videon e UÇK-së

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kritikuar pushtetin për, siç tha, mospërputhje mes deklarimeve patriotike dhe veprimeve ndaj veteranëve të…

16 minutes ago

Bayern Munich lë të hapur mundësinë e përforcimeve në janar mes krizës së dëmtimeve dhe disfatës nga Lille

Bayern Munich pësoi një humbje katastrofike 2-1 ndaj Lille në Ligën e Kampionëve mbrëmë (e martë), ndërsa kriza e tyre…

20 minutes ago