Deputetja Fitore Pacolli ka reaguar për mbrojtjen e burimeve ujore në Kosovë, duke ndarë pamje nga shembja e një objekti të ngritur pranë një zone ujore.
Ajo ka vlerësuar se uji përbën një pasuri thelbësore dhe se ruajtja e tij duhet të jetë në qendër të vëmendjes.
Të lidhura
None found
“Degradimet dhe ndërtimet e papërgjegjshme përgjatë liqeneve dhe burimeve ujore nuk do t’i tolerojmë”, ka shkruar Pacolli.
Sipas deputetes, Kosova përballet me mungesë të pasurive ujore, ndërsa ndryshimet klimatike po e shtojnë pasigurinë për të ardhmen e tyre.
Pacolli ka nënvizuar se kujdesi për ujërat është detyrë e qytetarëve, institucioneve dhe gjithë kombit.
“Ato që i kemi sot duhet t’i ruajmë me kujdes, që t’ua lëmë edhe brezave që vijnë. Uji është jetë dhe do ta ruajmë si pasuri kombëtare”, ka shkruar ajo.
Postimit të saj i ka bashkëngjitur një video, ku duket një ekskavator duke rrënuar një objekt pranë një sipërfaqeje ujore.
