Osmani takim “kokë më kokë” me presidentin kroat, zbulohen detaje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq me të cilin ka biseduar për aspiratën e Kosovës për tu futur në NATO.

Këtë e ka bërë të ditur vet presidentja përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ndërsa shkruan se takimi është zhvilluar në margjina të NATO-s, në Ëashington.

Ajo ka shkruar se veç diskutimit për aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO u fol dhe për mbështetjen jetike nga aleatët kroatë.

“Si zakonisht, një takim produktiv me Presidentin e Kroacisë Zoran Milanović, në margjina të Samitit të NATO-s në Ëashington D.C. Diskutuam aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët tanë kroatë. Falënderova Presidentin Milanović që gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.


Shtuar 9.07.2024 18:10