Categories: kosovë

OSBE-ja kërkon plotësimin e shpejtë të vendeve vakante pas vendimit për gjyqtarët serbë

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, bëri të ditur sot se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka vendosur lidhur me gjyqtarët dhe stafin gjyqësor serb që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Të lidhura

None found

Misioni i OSBE-së në Kosovë reagoi pas këtij vendimi, duke i kërkuar KGJK-së që pozitat ende të lira të plotësohen sa më shpejt. Sipas OSBE-së, kjo duhet të bëhet përmes procedurave transparente, gjithëpërfshirëse dhe të mbështetura në meritë.

“OSBE-ja në Kosovë merr në dijeni vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës lidhur me kërkesat e gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor serb të Kosovës për të tërhequr dorëheqjet e tyre”, thuhet në reagim.

Misioni theksoi se proceset e rekrutimit dhe emërimit duhet të zhvillohen në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi, përfshirë rregullat që garantojnë përfaqësimin e komuniteteve.

OSBE-ja vlerëson se një sistem gjyqësor ku komunitetet janë të përfaqësuara është thelbësor për sigurimin e qasjes së barabartë dhe efektive në drejtësi për të gjithë qytetarët.

të fundit

Dy të vrarë nga të shtënat në një shkollë private në Gjermani, arrestohet autori i dyshuar

Dy persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë private në Brandenburg të Gjermanisë. [...]Read…

1 minute ago

Durmishi: Kërkesa për pagë minimale 600 euro të diskutohet në Këshillin Ekonomik-Social

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi i është përgjigjur sot paralajmërimeve për presione sindikale sa i përket pagës minimale…

1 minute ago

Zbulohen tre raketa Akeron në një furgon në portin e Barit, në pranga shoferi francez

Një 46-vjeçar francez u arrestua në portin e Barit, në Itali, pasi autoritetet zbuluan në furgonin e tij tre raketa…

2 minutes ago

Zjarr i përsëritur në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kameras, tymi toksik përhapet nga Mamurrasi në Kamëz

Një zjarr masiv ka përfshirë sërish vendgrumbullimin e mbeturinave në Kameras të Fushë-Krujës, duke shkaktuar një situatë alarmante mjedisore për…

6 minutes ago

Marseille mendon për Meslierin, pak javë pas kalimit të tij te Arsenali

Marseille po shqyrton një lëvizje befasuese për Illan Meslier, vetëm disa javë pasi portieri iu bashkua Arsenalit.Sipas raportimeve të Foot…

7 minutes ago

Edi Martini merr paralajmërim, ndërsa mesfushori i Partizanit pezullohet për dy ndeshje (VENDIMET)

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i FSHFKomisioni i Disiplinës dhe i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka njoftuar sot…

22 minutes ago