Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do ta mbajë të enjten mbledhjen e tij të 371-të, pas dy takimeve të mëparshme që nuk patën sukses, të planifikuara më 24 korrik dhe 7 gusht 2026.
None found
Në agjendën e publikuar për këtë takim figurojnë 35 pika. Mes tyre janë zgjedhja e zëvendëskryesuesit, trajtimi i kërkesës së U.D Presidentes, si edhe njoftimet e gjyqtarëve dhe stafit të komunitetit serb lidhur me tërheqjen e dorëheqjeve të tyre. Po ashtu, pritet të hapet konkursi për pozitën e Kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Më 19 qershor 2026, u.d Presidentja Albulena Haxhiu i kishte dërguar një letër kryesuesit të KGJK-së, Rrustem Thaqi, përmes së cilës kërkonte që Këshilli të vendoste për dorëheqjet e paraqitura nga gjyqtarët dhe stafi mbështetës nga komuniteti serb në sistemin gjyqësor të Kosovës.
Në letër theksohej se mbajtja e këtyre pozitave të paplotësuara për një kohë kaq të gjatë dëmton sigurinë juridike, vështirëson funksionimin e plotë të drejtësisë dhe prek efikasitetin e institucioneve përgjegjëse.
Ndërkohë, në mbledhjen e 20 korrikut 2026, Këshilli Prokurorial i Kosovës refuzoi tërheqjen e dorëheqjeve të prokurorëve serbë dhe stafit të tyre mbështetës në sistemin prokurorial. KPK-ja i përcolli rastet te u.d Presidentja për lirimin e tyre nga detyra.
Një ditë më vonë, më 21 korrik, Haxhiu njoftoi se kishte nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë, të cilët i kishin dorëzuar dorëheqjet në vitin 2022.
Bashkimi Evropian ka vlerësuar se veprimet e KPK-së dhe të Haxhiut janë në kundërshtim me ligjin.
Në reagimin e tij, BE-ja shprehu shqetësim për vendimin e KPK-së që të pranonte dorëheqjet, ndonëse ato ishin tërhequr, si dhe për vendimin e ushtrueses së detyrës së Presidentes për dekretimin e tyre. Sipas BE-së, këto veprime duket se nuk përputhen me ligjin, procedurën e rregullt ligjore dhe kërkesat e përgjithshme për sundimin e ligjit në Kosovë. BE-ja u bëri thirrje institucioneve përkatëse të shmangin veprimet që mund të pengojnë riintegrimin e personelit gjyqësor serb të Kosovës.
Real Madridi zhvilloi një paraqitje bindëse në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar me rezultat 4-1 ndaj RB Leipzigut në ndeshjen…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar në seancën plenare të Samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi…
Ndonëse çdo ditë i fton në dialog, kryeministri Edi Rama, shfaqet me sjellje të dyfishtë kundrejt të rinjve. Në një…
Banorët e Tetovës po vërejnë përsëri erë dhe shije të pakëndshme të ujit nga ujësjellësi i qytetit, por autoritetet sigurojnë…
Aktorja Monika Lubonja i është rikthyer postimeve në rrjetet sociale pas ngjarjeve të fundit që e vendosën atë në qendër…
Kemi bërë shumë për ta nxitur veprimtarinë shkencoro-kërkimore në nivel kombëtar. Arritja kryesore është shndërrimi i nismave individuale inovative në…