Categories: kosovë

KGJK e vendos në rend dite shqyrtimin e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do ta mbajë mbledhjen e radhës të premten, më 7 gusht 2026. Ndër çështjet që pritet të shqyrtohen është edhe kërkesa e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe njoftimet e gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve.

Të lidhura

None found

Rendi i ditës përmban gjithsej 16 pika, ndërsa kjo çështje është renditur në pikën e nëntë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në mbledhjen e kaluar, të zhvilluar më 24 korrik, shqyrtimi nuk u bë për shkak të mungesës së kuorumit.

Albulena Haxhiu, në cilësinë e u.d. Presidentes, i ishte drejtuar më 19 qershor 2026 kryesuesit të KGJK-së, Rrustem Thaqi, me kërkesën që Këshilli të merrte një vendim përfundimtar lidhur me dorëheqjet e paraqitura nga gjyqtarët dhe stafi mbështetës serb në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Në letrën e saj, Haxhiu kishte paralajmëruar se mbajtja e këtyre pozitave të paplotësuara për një kohë të gjatë cenon sigurinë juridike, vështirëson funksionimin e plotë të sistemit të drejtësisë dhe dëmton efikasitetin e institucioneve përgjegjëse.

Ndërkohë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e 20 korrikut 2026, e kishte refuzuar tërheqjen e dorëheqjeve të prokurorëve dhe stafit mbështetës serb në sistemin prokurorial. Pas këtij vendimi, çështja iu përcoll u.d. Presidentes për lirimin e tyre nga detyra.

Një ditë më vonë, më 21 korrik, Haxhiu bëri të ditur se kishte nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë, të cilët i kishin paraqitur dorëheqjet në vitin 2022.

Bashkimi Evropian e ka vlerësuar vendimin e KPK-së dhe atë të Haxhiut si veprime në kundërshtim me ligjin.

“BE-ja është e shqetësuar nga vendimi i djeshëm i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet që ishin tërhequr tashmë dhe nga vendimi i sotëm i ushtrueses së detyrës së Presidentes, që dekretoi dorëheqjet. Kjo duket se nuk është në përputhje me ligjin, me procedurën e rregullt ligjore dhe me kërkesat e përgjithshme të sundimit të ligjit në Kosovë. BE-ja u bën thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të përmbahen nga veprimet që synojnë pengimin e riintegrimit të personelit gjyqësor serb të Kosovës”, thuhej në reagimin e BE-së.

të fundit

Egnatia i jep lamtumirën liderit të mbrojtjes, Arbenit Xhemajli nis aventurën në Malajzi

Arbenit XhemajliQendërmbrojtësi Arbenit Xhemajli mund të konsiderohet pa asnjë dyshim si vlerë e shtuar për Superioren [...]Read More...

6 minutes ago

Abdixhiku thërret mbledhjen e grupit parlamentar të LDK-së para seancës së Kuvendit

Një ditë pas takimit konsultativ me Albin Kurtin dhe një ditë para seancës konstituive të Kuvendit, Lumir Abdixhiku do të…

7 minutes ago

Kurti inspekton urën e re në Mitrovicë: Përfundimi parashikohet brenda vitit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar punimet për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër në…

8 minutes ago

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Ditën e sotme, ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu, është marrë në pyetje nga Prokuroria…

8 minutes ago

Qeveria hedh poshtë pretendimet e LSDM-së: Uji 1.5 litra për Gostivarin u ble me 12.5 denarë për shishe

Partia opozitare LSDM ka akuzuar Qeverinë se ka lidhur marrëveshje për furnizim me ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit…

10 minutes ago

Berisha shpërthen keq ndaj Ballukut: Nuk ka injorante të dytë në Ballkan si ajo, zgjidhja e kontratës për Aeroportin e Vlorës do t’u kushtojë shqiptarëve të paktën 500 milionë euro

Ditën e sotme, në një komunikim me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe…

14 minutes ago