Categories: maqedoni

Durmishi: Kërkesa për pagë minimale 600 euro të diskutohet në Këshillin Ekonomik-Social

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, deklaroi se Qeveria dhe dikasteri që ai drejton janë të gatshëm të zhvillojnë dialog me partnerët socialë për rishikimin e formulës së pagës minimale, mënyrën e llogaritjes së saj në raport me pagën mesatare dhe marrëveshjet e reja kolektive.

Të lidhura

None found

Sipas tij, çdo vendim duhet të mbështetet në tregues realë ekonomikë. Durmishi bëri të ditur se niveli i pagës minimale dhe formula aktuale e përllogaritjes së saj së shpejti do të diskutohen me partnerët socialë në kuadër të Këshillit Ekonomik-Social.

“Në njërin prej Këshillave Ekonomikë-Socialë këtë vit, me siguri do të vendoset edhe kjo çështje në tryezë për t’u diskutuar. Le të biem dakord për marrëveshjen kolektive. Sepse ka institucione të caktuara ku një drejtues sektori merr pagë më të lartë se ministri ose më të lartë se dikush tjetër që punon shumë më tepër. Kur i shqyrtojmë këto kërkesa, ato përplasen me njëra-tjetrën. Le të ulemi dhe ta ndryshojmë formulën për përllogaritjen e pagës minimale”, tha Durmishi.

Ministri iu përgjigj kështu paralajmërimeve për presion sindikal lidhur me pagën minimale, përpara harmonizimit të rregullt ligjor që pritet të bëhet në mars të vitit të ardhshëm.

Gjatë deklaratës, Durmishi foli edhe për zbatimin e masave të parashikuara në agjendën e reformave. Ai tha se Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka realizuar deri tani pesë hapa kyç, për të cilët shteti pritet të përfitojë rreth 20 milionë euro nga Bashkimi Evropian, pasi të merret konfirmimi zyrtar.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që paga minimale të arrijë në 600 euro. Të njëjtën kërkesë e ka ngritur edhe partia opozitare LSDM, e cila ka bërë të ditur se do të paraqesë një propozim të ri ligjor për pagën minimale.

Formula në fuqi e përcakton pagën minimale mbi bazën e 50 për qind të shpenzimeve të jetesës dhe 50 për qind të rritjes së pagës mesatare. Nga rreth 750 mijë të punësuar në vend, pagë minimale marrin afërsisht 30 mijë persona.

të fundit

Në gjyqin për spiunazh, Prokuroria rendit provat ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh. Të dy të akuzuarit kanë mohuar…

3 minutes ago

EU enters winter with low gas reserves, European Commission reassures markets

Bashkimi Europian po hyn në dimrin 2026-2027 me rezerva gazi dukshëm më të ulëta se vitet e fundit, duke shtuar…

13 minutes ago

49-year-old mother found murdered in her home in the US, 22-year-old son arrested

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Reading, në Massachusetts të SHBA-së, ku një nënë 49-vjeçare është gjetur e…

13 minutes ago

Rinis gjykimi ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, prokuroria: Provat do të dëshmojnë bashkëpunimin me BIA-n

Në gjykimin e filluar rishtazi të dy të akuzuarve për spiunazh Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit që të dy u…

13 minutes ago

Navi Pillay named winner of the 2026 Nobel Peace Prize

Në një botë ku luftërat vazhdojnë të marrin jetë dhe drejtësia vihet shpesh në provë, paqja nuk është thjesht mungesa…

13 minutes ago

Qerimi dhe Shabani mohojnë akuzat për spiunazh dhe lidhje me BIA-n serbe

Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh. Të dy të akuzuarit kanë mohuar…

14 minutes ago