Numërohen rreth 9% të kutive në Prishtinë, Rama ende i pari, ndiqet nga Çeko

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e votave për garën në Prishtinë. Nga 8.58 për qind e kutive të numëruara, Përparim Rama vazhdon të prijë me 39.37 për qind apo 2 mijë e 199 vota, teksa i dyti është Hajrulla Çeko i VV-së me 33.21 për qind apo 1 mijë e 885 vota.

I treti, sipas publikimit të votave të KQZ-së është Uran Ismaili me 1 mijë e 262 vota apo 22.59 për qind. Në vendin e katërt është Bekë Berisha i AAK-së me 154 vota apo 2.76 për qind.


Shtuar 12.10.2025 21:19