Nuk ka vetëm të mira, këto janë dy veset që konsideron të këqija Ylli Limni tek vetja (VIDEO)

Këngëtari që kapi majat e suksesit këtë vit, Yll Limani, ka treguar dy veset e tij më të këqija.

Në episodin e fundit të Prive Reality, artisti tha fillimisht se cigaren e cilëson si ves të tij të keq dhe më pas që nuk i merr gjërat shumë seriozisht.
Ylli ka treguar edhe gjëra të tjera për veten, përfshirë këtu jetën personale dhe karrierën muzikore.

Kujtojmë se Ylli Limani është një ndër këngëtarët më të preferuar ku shpeshherë e kemi parë të performojë brenda dhe jashtë Shqipërisë ku së fundmi performoi edhe në festivalin e fundit “Sunny Hil” në Kosovë./albeu.com