Një viktimë dhe 28 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 3.025 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 28 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 viktimë në Prizren (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.382 raste nga 607.230 persona të dyshimtë dhe 2.243 vdekje.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.652 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.487.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 5 raste, Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Istog, Pejë dhe Vushtrri.


Shtuar 29.05.2021 15:06