Një muaj ka kaluar nga zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme parlamentare të zhvilluara në Kosovë, por rezultatet përfundimtare ende nuk janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, megjithëse numërimi i të gjitha votave ka përfunduar. Shkak për këtë është fakti se Gjykata Supreme po shqyrton disa ankesa që lidhen me procesin zgjedhor.
None found
Ndërkohë, çështja që e çoi vendin në zgjedhje, ajo e presidentit, vazhdon të mbetet ende e pazgjidhur.
Deri tani, partitë politike nuk kanë zhvilluar ndonjë takim për këtë temë, përtej disa deklaratave publike mbi qëndrimet e tyre.
Ashtu si në legjislaturën e kaluar, edhe në përbërjen e re që pritet të konstituohet, asnjë subjekt politik nuk i ka votat e mjaftueshme për ta zhbllokuar i vetëm ngërçin që ka përfshirë skenën politike prej muajsh.
Nga Lëvizja Vetëvendosje u tha dje se i kanë siguruar votat e nevojshme për krijimin e Qeverisë së re, por për zgjedhjen e presidentit do të kërkojnë mirëkuptim me partitë e tjera. Pikërisht dështimi i këtij procesi disa muaj më parë e çoi vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
“Sa i përket Qeverisë, ne i kemi votat e nevojshme. Prandaj, menjëherë pas konstituimit të Kuvendit pa humbur kohë duhet të vazhdojmë me procedurën për votimin e Qeverisë, ndërsa brenda afateve kushtetuese do të angazhohemi edhe për arritjen e konsensusit rreth zgjedhjes së presidentit/es”, tha për Radion Evropa e Lirë, Arbërie Nagavci
Kjo deklaratë e Nagavcit është komentuar nga partitë e tjera. Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, u shpreh se një qasje e tillë politike është, sipas tij, një formulë që çon sërish në zgjedhje.
“Kjo është formula për të shkuar në zgjedhje, sepse kjo ka qenë formula edhe në herën e parë, edhe në herën e dytë, edhe në herën e tretë kur kemi shku në zgjedhje nacionale. Pra e kam thënë, sa e dëgjoni z.Kurti që thotë që fillimisht konstituohet Kuvendi, zgjidhet kryetari, votohet qeveria, votohet buxheti, marrëveshjet ndërkombëtare, pastaj presidenti, ky është formulë gjithmonë me shku në zgjedhje”, tha ai.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, disa ditë më parë është bërë e ditur se do të marrin pjesë në votimin për presidentin e ri të vendit, por njëkohësisht kanë kërkuar që të realizohen disa nga pikat që kanë propozuar.
Në zgjedhjet e fundit, LVV’ja ka siguruar 53 ulëse, PDK 22, LDK 18 dhe AAK’ja 7 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Princi Harry ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për një qëndrim pesëditor, gjatë të cilit, krahas angazhimeve publike në mbështetje…
Andrea Pirlo ka kritikuar ashpër gjendjen e futbollit italian, duke e cilësuar si "një katastrofë" dështimin e Italisë për t'u…
Në Kuvend sot pritet të mbahet takim tjetër mes koordinatorëve dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare të partive, mbi ndryshimet në…
Sot bëhen një muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, të jashtëzakonshme, të mbajtura në Kosovë. Pavarësisht se tashmë janë numëruar…
Ish-zyrtari i lartë Yang Youlin është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Changzhou të Kinës, pasi u shpall fajtor…
Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se udhëtimin e tij nga Uashingtoni drejt Ankarasë në Samitin e NATO-s po e realizon…