Rregullat e reja për miratimin, zgjatjen dhe përfundimin e pushimit mjekësor do të fillojnë të zbatohen më 1 dhjetor.
Sipas rregullores së re, mjeku amë do të ketë të drejtë të miratojë pushim mjekësor për një periudhë deri në pesë ditë.
None found
Kur mungesa në punë tejkalon pesë ditë, pacienti duhet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme diagnostikuese dhe të paraqesë raportin e mjekut specialist, ku përcaktohet edhe kohëzgjatja e pushimit.
Në rastet kur pushimi mjekësor kërkohet për më shumë se 15 ditë, vendimi do të merret vetëm pas miratimit nga komisioni mjekësor i Fondit për Sigurim Shëndetësor.
Pushimi do të nisë në ditën e kontrollit ose një ditë më pas. Hapja në mënyrë retroaktive do të lejohet vetëm kur ka arsye të justifikuara dhe për një periudhë jo më të gjatë se një ditë para kontrollit. Përfundimi do të bëhet në ditën e fundit të afatit të miratuar ose, në rastin më të vonë, një ditë pas tij.
Nëse kërkohet hapja e një tjetër pushimi mjekësor për të njëjtën diagnozë brenda më pak se 30 ditësh, do të jetë i domosdoshëm miratimi paraprak i komisionit mjekësor.
Pas daljes nga trajtimi spitalor, pushimi mjekësor mund të vijojë në mënyrë retroaktive për një maksimum prej pesë ditësh kalendarike, por vetëm me miratimin e komisionit.
Me hapjen e pushimit mjekësor do t’i jepet pacientit një vërtetim, ndërsa formulari ISR do të lëshohet pasi pushimi të ketë përfunduar.
Kategoria e Parë Kanë nisur pjesët e para në katër ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e…
Sulmuesi i ekipit brazilian Vasco da Gama, David Correa u arrestua në qendrën stërvitore të klubit në Rio de Janeiro.…
Këtë të shtunë, 28 nëntor 2026, protestuesit kanë vijuar përplasjet me policinë gjatë protestës kombëtare në Tiranë, duke u drejtuar…
Vora dhe Teuta VORA 0-0 TEUTA “Abissnet Superiore”: Java 13Stadiumi: “Stadiumi FK Vora”Arbitër: Olti Çela FORMACIONET ZYRTARE: VORA: Harizaj; Zuna, Shiba, Clemente, Kashari,…
Protesta kombëtare në Tiranë kundër Edi Ramës. ka përshkallëzuar në përplasje mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit. Krahas numrit të…
Për vite me radhë, një telefon i kategorisë së lartë është vlerësuar kryesisht për kamerat, procesorin dhe sa i lehtë…