Një grua mbeti e vrarë në ambientet e Qendrës për Punë Sociale, Kurti: E dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar gjithashtu për ngjarjen e rëndë sot në Ferizaj ku mbeti e vrarë një grua në Qendrën për Punë Sociale. Dyshohet se gruaja u vra nga ish-burri i saj, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i saj i mitur.

Kurti tha se nuk ka pse t’i dijë detajet dhe se e dënon një krim që po përsëritet. Ai ka kërkuar që drejtësia të veprojë pa vonesa.

“Nuk kemi pse presim që t’i dimë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të saj. Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”


Shtuar 12.04.2024 18:33