Prej sot, 27 korrik, prindërit dhe kujdestarët mund të paraqesin kërkesën për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1 deri në 9, përkatësisht të arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, aplikimi bëhet në platformën eKosova. Procesi do të zgjasë dy javë, duke nisur më 27 korrik dhe duke përfunduar më 9 gusht 2026.
Të lidhura
None found
Përmes kësaj mase, nxënësve të këtyre niveleve arsimore u ofrohet përkrahje financiare për blerjen e librave dhe materialeve të nevojshme shkollore.
Shuma e miratuar do të derdhet drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit apo të personit që ka aplikuar.
Hollësitë mund t’i gjeni në postimin e mëposhtëm:
