Ngjarje tragjike në Prishtinë/ Humb jetën në rrethana të dyshimta 54-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në rrugën ‘Isa Boletini’ në lagjen Dardania në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Viktima u gjet pa shenja jete pasi dyshohet se ra në ashensorin e banesës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët thanë se viktima është 54-vjeçar, teksa po kryhen ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se 54-vjeçari që humbi jetën është Sokol Ukperaj.

Nga Policia po ashtu njoftuan se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.


Shtuar 21.03.2024 20:20